TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Afër njëri-tjetrit, Luizi dhe Tea performojnë “Jeto dhe jetën time” dhe fitojnë zemrat e publikut

09:09 / January 29, 2023

Partitë politike shqiptare që kanë më shumë dosje lobimi në SHBA

09:01 / January 29, 2023

Përplasjet me Bullgarinë, Bujar Osmani: Ka nisur fushata elektorale

08:48 / January 29, 2023

Vrasja e shqiptarit në Belgjikë, kreu i bandës një pronar picerie! Pas krimit u zbulua aktiviteti kriminal

08:38 / January 29, 2023

5 ushqime që do të zhduken pas disa viteve

08:29 / January 29, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Rajon&Bota

Pendarovski: Shërbimi inteligjent rus, pas strukturave bullgare që bëjnë fushatë anti-maqedonase

22:21 / January 23, 20233 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Struktura të organizuara nga Bullgaria që po bëjnë fushata anti-shtetërore kundër Maqedonisë së Veriut, janë të lidhura me shërbimin inteligjent rus. Kështu ka thënë presidenti maqedonas, Stevo Pendarovski, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit Kombëtare, që u mbajt të hënën, me pjesëmarrjen edhe të drejtuesve të drejtuesve të shërbimeve sekrete maqedonase.

“Nuk mund të hyj në detaje sepse bëhet fjalë për çështje të ndjeshme, do t’ju them vetëm se disa prej këtyre strukturave dhe personave janë të lidhur me shërbimin inteligjent rus”, tha presidenti Pendarovski.

Deklarata u bë pas njoftimeve se më 4 shkurt në Shkup do të udhëtoj një grup i bullgarëve, përfshirë edhe politikanë për të marrë pjesë në shënimin e ditëlindjes së Goce Dellçevit, një personaliteti nga periudha e vitit 1900, identitetin e të cilit e pretendojnë si Sofja ashtu edhe Shkupi.

“Të njëjtat struktura shërbimi inteligjent rus janë mobilizuar si logjistikisht ashtu edhe financiarisht për të mbështetur ardhjen e organizuar të disa personave në Shkup, më 4 shkurt, kur përkujtojmë ditëlindjen e Goce Dellçevit. Sipas të gjitha vlerësimeve, do të jetë një ngjarje me rrezik të lartë sigurie dhe organet kompetente nuk mund dhe nuk do të jenë vetëm vëzhgues të heshtur të asaj që do të ndodhë”, tha Pendarovski.

Ai tha se do t’i propozojë Qeverisë ndalimin e hyrjes në vend të një deputeti të Parlamentit Evropian nga Bullgaria dhe disa personave të tjerë shtetas të Bullgarisë për shkak të veprimeve që kanë ndërmarrë më parë dhe po i ndërmarrin tani kundër Maqedonisë së Veriut.

Edhe pse nuk e përmendi me emër, bëhet fjalë për eurodeputetin nga Bullgaria, Angel Xhambaski, i njohur për siç thonë “retorikën e tij nacionaliste dhe ofenduese ndaj Maqedonisë së Veriut dhe popullit maqedonas, si historikisht ashtu edhe në kontekstin e zhvillimeve dhe ngjarjeve aktuale politike”.

Të dielën, ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, deklaroi në Sofje se “të gjithë ata që provokojnë marrëdhëniet ndërshtetërore apo mohojnë identitetin maqedonas nuk do të lejohen të hyjnë në Maqedoninë e Veriut”.

Ai e tha këtë Kështu pasi vizitës që i bëri në spital një përfaqësues të qendrës bullgare “Car Boris Treti” nga Ohri. Hristijan Pendikov ishte sulmuar fizikisht të enjten, më 19 janar. Sulmi ndodhi para zyrave të këtij klubi në Ohër, ndërkohë që hetimet ende nuk kanë përcaktuar nëse ai është sulmuar për shkak të mosmarrëveshjeve personale apo për shkak të shtetësisë së tij bullgare.

Tensionet mes Shkupi dhe Sofjes janë ngritur në tre muajt e fundit pas hapjes së klubeve bullgare në Manastir dhe Ohër, që u kundërshtuan nga pala maqedonase pasi mbajnë emrat e Car Borisit të Tretë dhe Vanço Mihajlovit, personalitete bullgare që kanë luftuar për bashkimin e territoreve të Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë.

Bullgaria, si shtet anëtar i BE-së, vitin e kaluar hoqi veton ndaj Shkupi duke mundësuar nisjen e bisedimeve të anëtarësimit mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut. Vetoja ishte vendosur në nëntor të vitit 2020 për shkak të kontesteve mes dy vendeve për gjuhën, identitetin dhe historinë maqedonase.

inteligjenca ruse Maqedoni Pendarovski
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Përplasjet me Bullgarinë, Bujar Osmani: Ka nisur fushata elektorale

08:48 / January 29, 2023

Konsumatorët amerikanë të lodhur nga kërkesat për bakshish

21:32 / January 28, 2023

Tre të vdekur pas të shtënave me armë në një lagje luksoze në Los Angelos

21:15 / January 28, 2023

Blinken drejt Lindjes së Mesme/ “Dhuna mes izraelitëve dhe palestinezëve më e rënda ndër dekada”

20:43 / January 28, 2023
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Posta Shqiptare
Tirana News
LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Partitë politike shqiptare që kanë më shumë dosje lobimi në SHBA

09:01 / January 29, 2023

Vrasja e shqiptarit në Belgjikë, kreu i bandës një pronar picerie! Pas krimit u zbulua aktiviteti kriminal

08:38 / January 29, 2023

VIDEO/ “Made in Albania”, Rama e nis ditën me prodhuesit e ekselencës tradicionale

08:17 / January 29, 2023

Moti për këtë të dielë, temperatura në rënie

08:07 / January 29, 2023
Raporto Tani
Te fundit

Afër njëri-tjetrit, Luizi dhe Tea performojnë “Jeto dhe jetën time” dhe fitojnë zemrat e publikut

09:09 / January 29, 2023

Partitë politike shqiptare që kanë më shumë dosje lobimi në SHBA

09:01 / January 29, 2023

Përplasjet me Bullgarinë, Bujar Osmani: Ka nisur fushata elektorale

08:48 / January 29, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.