Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Pendohet Skerdi Tase i “Plumbit të artë”, bën pakt me SPAK

23:53 / July 22, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 spak patronazhiste 1682958713
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas prishjes së marrëveshjes së bashkëpunimit me Henrik Hoxhajn, SPAK ka siguruar një tjetër “të penduar” në dosjen “Plumbi i artë”. Ai është Skerdi Tase, i arrestuar prej majit 2022, si pjesë e grupit të vrasësve me pagesë të rrëfyer nga i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani.

Burime pranë SPAK bënë me dije se Tases i është dhënë statusi i “të penduarit” pas vullnetit të tij për të bashkëpunuar më prokurorinë. I riu ka rrëfyer para prokurorëve të dhëna me interes për hetimin e ngjarjeve kriminale ku ka qenë pjesëmarrës. Deklarimet e tij hodhën dritë mbi dy atentate të dështuara Fier në vitet 2017 e 2019, ku objektiv ishte Aredin Behari dhe porositës, Albert Pashaj.

Skerdi Tase e Henrik Hoxhaj dyshohet se kanë marrë 80 mijë euro për ekzekutimin e Beharit, por herën e parë u pikasën prej tij e në të dytën iu bllokua arma.  Ndërsa sipas dëshmisë së Nuredin Dumanit, Tase ishte në rolin e ekzekutorit edhe në vrasjen e Emiljano Ramazanit në Elbasan në qershor të vitit 2020.

Tase ka fituar statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë vetëm pak kohë pasi Hekrik Hoxhaj e humbi atë. Ndonëse ka dhënë deklarime të vlefshme për hetimin, burime pranë SPAK bënë me dije se Hoxhaj mbante rezerva duke fshehur fakte për të cilat kishte dijeni.

Për hetimin e dhjetëra krimeve të rënda të kryera nga të dyshuar të dosjes “Plumbi i artë”, përveç Nuredin Dumanit e Skerdi Tases ka edhe tre të pandehur të tjerë dhe në disa raste ka hasur në dëshmi të kundërta mes tyre për të njëjtat ngjarje, si për ekzekutorët, apo për porositësit. /A2CNN

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dorëheqjet në administratë/ A do të largohet Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën

21:58 / October 23, 2026

Turizmi ngadalëson ritmin/ Në shtator hynë 1.28 milionë të huaj, vetëm 2.1% më shumë se një vit më parë

20:38 / October 23, 2026

Dhuna e shkatërrimi në protestë/ Nga 310 arrestime vetëm 11 në burg e 11 arrest shtëpie, “të gjithë” detyrim paraqitje

19:35 / October 23, 2026

Nafta arrin në 114 dollarë për fuçi/ Rritet sërish, niveli më i lartë që nga maji

16:02 / October 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.