Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Pensionet, koeficientët e rinj të rivlerësimit të pagave

12:12 / June 20, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pensionet
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zbardhen koeficientët e rinj të rivlerësimit të pagave për efekt të llogaritjes së pensionit. Scan Tv ka siguruar një kopje të projektvendimit të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, që pritet të miratohet brenda këtij muaji për t’u zyrtarizuar në 1 Korrik.

Ndryshe nga një vit më parë, aktualizimi i pagave para ‘94 do të bëhet me koeficientin 12.257, duke u reflektuar në këtë mënyrë në nivelin e pagave për 83 profesione. Pas vitit 1994, siç edhe shihet në tabelë koeficientët janë të ndryshëm, duke pësuar rënie nga viti në vit. Për vitin 1995, koeficienti është 9.864, për pagat e 1996 është 7.653, i njëjti aplikohet edhe për pagat e një viti më vonë. Ndërsa për vitin 1998, pagat indeksohen me 6.395, për të vijuar me vitin 1999, ku koeficienti është 5.190 e kështu me radhë deri në vitin 2022. Për dy vitet e fundit, pra, për 2023 dhe 2024 nuk aplikohet formula e indeksimit, por pagat referohen aq sa janë.

Rivlerësimi i pagave, mbi bazën e të cilave janë derdhur kontributet iu jep mundësi të gjithë atyre që dalin rishtazi në pension të përfitojnë më tepër. Kjo, pasi krahas portofolit kontributiv, peshë ka edhe paga mbi bazën e së cilës janë derdhur kontributet. Sa më e lartë të jetë baza e vlerësueshme për efekt të llogaritjes së pensionit, aq më i lartë do të jetë edhe përfitimi mujor.

Për ta bërë më të thjeshtë, dikush që ka punuar në metalurgji paga për efekt të llogaritjes së pensionit nuk do të jetë 3392 lekë, por 41 575 lekë (3392 lekë X 12.257). Ose dikush që ka punuar apo është marrë me tregti e që ka pasur një pagë 2740 lekë në muaj, baza e vlerësueshme për efekt pensioni këtë vit do të jetë 33 584 lekë.

2

Janë mbi 20 mijë persona që mbushin këtë vit moshën e daljes në pension dhe që do të përfitojnë nga skema e rivlerësimit.

Kujtojmë që formula e llogaritjes së pensionit përcakton një pension bazë dhe shtesën. Pensioni bazë është 9327 lekë, ndërsa shtesa bazuar në formulën e llogaritjes së pensionit është 1% për çdo vit sigurimi, shumëzuar me bazën mesatare të vlerësueshme, që personat e siguruar kanë arritur nëpërmjet kontributeve të paguara.

Në projektvendimin e hartuar nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore përcaktohet edhe një tavan për pagat e rivlerësuara. Kjo do të thotë që pas indeksimit ato  nuk mund të jenë më të larta se trefishi i pagës minimale apo se paga maksimale.

“Pas aplikimit të indeksit të vitit 2022, baza e vlerësuar për efekt të llogaritjes së shumës fillestare mujore të pensioneve që do të caktohen me datë lindje të drejte nga data 01 korrik 2024, nuk mund të jenë më të larta se: trefishi i pagës minimale në shkallë vendi e përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave, për pagat e periudhës nga viti 1994 deri në 31.12.2001; paga maksimale në shkallë vendi  e përcaktuar sipas kritereve të nenit nr. 10 të ligjit nr. 7703, datë 1.5.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, për pagat nga viti 2002 e në vazhdim”, thuhët në draft.

Paga pensione
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Dyfisho ndërmarrjen tënde”/ Ibrahimaj: Bizneset do të financohen me kredi me interes 2-3%, synohet rritja e eksportit

12:41 / June 3, 2026

Ecuri pozitive e ekonomisë shqiptare/ FMN: Rritje e qëndrueshme, pavarësisht sfidave gjeopolitike

12:13 / June 3, 2026

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja, rriten nafta dhe benzina

13:16 / June 2, 2026

Turizmi ndryshon hartë! Rikthehen polakët, Italia dhe Franca kompensojnë “ikjen” e gjermanëve

09:16 / June 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.