Kryeministri Edi Rama ka reaguar për miratimin e marrëveshjes së pensioneve me Italinë në Senat. Rama thotë se tashmë pensionet e shqiptarëve do të njihen njësoj si ato të italianëve. Ai e ka cilësuar arritjen e marrëveshjes me Italinë për pensionet, si një nga dy marrëveshjet më të vështira. Rama shton se synimi i radhës do të jetë edhe marrëveshja për pensionet me Greqinë.
”Tani qershia mbi tortë për të vënë dhe për të mbyllur gjithë këtë cikël mbetet marrëveshja me Greqinë. Vendosmëria imë është që të mbyllim të gjitha çështjet ende të hapura me po atë vizion dhe atë vullnet. Atë ndjenjë respekti dhe bashkëpunimi që me Mitsotakis kemi ndarë që kur jemi takuar për herë të parë.
Mandati i 4 do të jetë mandati i 4 i pensioneve të ligjëruara të shqiptarëve të Greqisë. Ashtu si duhet që të jetë mandati i heqjes së ligjit të luftës dhe i vënies mbi i i të gjitha pikave të dakordësuara për zgjedhje mes nesh.
Shqipëria 2030 dhe Greqia do të jenë së bashku në BE dhe do të kenë lënë pas çdo hije të së shkuarës për të mirën e përbashkët të të dy popujve. Kjo për të treguar se në këtë kohë të trazuar jemi shumë më të fortë”, tha ai.