Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Pensionet Shqipëri-Itali, marrëveshja finalizohet në fund të vitit

19:17 / July 27, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
itali shqiperi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shqipëria dhe Italia kanë përfunduar negocimin teknik të marrëveshjes për pensionet, që synon bashkimin e kontributeve shoqërore për shtetasit shqiptarë dhe italianë që kanë punuar në të dy vendet.
Nga marrëveshja përfitojnë rreth qindra mijëra emigrantë shqiptarë, të cilat kanë pritur për dekada të finalizohet një e drejtë e vonuar që për ta që prek dinjitetin njerëzor.
Senatori italian Tommaso Nannicini, iniciator i marrëveshjes, tha në Neës 24 se firma e tij në amendamentin për nisjen e procesit të njohjes faktike të pensioneve të shqiptarëve me kontribute pune lëvroi në buxhetin e shtetit italian 200 milion euro.

“Padyshim është një marrëveshje dypalëshe që u krijua nga dy vendet për të njohur të drejtat e të gjithë qytetarëve, qytetarëve shqiptarë që kanë paguar kontributet e tyre në Itali, apo të qytetarëve italianë që kanë paguar kontributet e tyre në Shqipëri. Ndaj bëhet dhe për qytetarët tanë, disa mijëra për momentin. Është e qartë që ka një shproporcion mes dy komuniteteve. Po kjo nuk do të thotë asgjë. Kishim disa të drejta që nuk njiheshin, ndaj ato tashmë duhet t’i njihen të gjithëve, si qytetarëve shqiptarë dhe atyre italianë. Pas ratifikimit të marrëveshjes më në fund do të mund t’i njihen të gjithëve këto të drejta. Padyshim kemi shumë punonjës autonomë apo sipërmarrës që kanë ardhur këtu në shumë sektorë, si të prodhimit, të turizmit, apo biznesit. Por nuk kemi të dhëna konkrete. Sigurisht që komuniteti është ende i vogël, por është gjithsesi prezent. Dimë nga ambasada italiane që ka disa mijëra qytetarë italianë, por nuk dimë më shumë”, tha senatori italian.
Por një kontribut të vyer ka edhe zonja Geri Ballo, nismëtare e peticionit “Pensioni është një e drejtë’ dhe aktiviste e diaspores shqiptare në Itali.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bizneset në parqe arkeologjike dhe zona historike, rregulla të reja për kafenetë dhe shërbimet turistike

16:39 / November 12, 2026

Buxheti, 10 miliardë euro/ Malaj: 30% e fondeve për mbrojtjen sociale, 250 milionë euro për pensionet

21:18 / November 10, 2026

Transporti publik kërkon TVSH 6%, paralajmëron rritjen e çmimit të biletës nga 1 janari

11:14 / November 10, 2026

Falen 465 milionë euro/ Subjektet kanë afat deri më 31 dhjetor për të përfituar nga falja e pjesshme

15:31 / November 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.