Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Pensionistja trembet se këtë dimër do t’i ngordhin 137 qentë e rrugës për të cilët kujdeset

23:25 / November 15, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Serbi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

71 vjeçarja Gorica Angelkovska thotë se trembet se këtë dimër do të realizohet makthi i saj më i madh, teksa përpiqet të kujdeset për 162 kafshët e saj të rrugës që mban në strehën e saj në Serbi, pasi është e vetme në mot të ftohtë ngricash.

E moshuara me 162 qen e mace nën kujdesin e saj, është e tmerruar të kalojë një tjetër dimër e vetmuar, teksa përdor të gjitha paratë e pensionit të saj për t’u kujdesur për kafshët. Me vetëmohimin e saj ajo mbron të gjithë këlyshët e braktisur ose të refuzuar, që ndryshe do të vdisnin në rrugë.

Por pas thyerjes së këmbës nga një rrëzim vitin e kaluar, Gorica thotë se është e tmerruar nga ajo që dimri mund të sjellë. Ajo tha për britaniken Mirror: “Jam vetëm, është shumë e vështirë të eci rreth qendrës, të pastroj dhe t’i ushqej kafshët. Jam rrëzuar disa herë dhe nuk e di ç’do të ndodhë me qentë e mi nëse unë plagosem”.

Gorica është kthyer në Serbi në 2016, pasi kthimit nga Australia ku jetoi për 45 vjet. Ajo menjëherë ishte prekur nga masa e qenve të rrugës dhe bëri gjithçka mundte për t’i ndihmuar.

“Nuk mund të shijoja jetën time duke ditur që këto kafshë nuk kishin asnjë që kujdesej për ta, dëshpërimi i tyre nuk më linte të qetë”, thotë Gorica duke shtuar se kishte shitur gjithçka për të blerë një cope tokë në Drazevac për të ngritur strehën e kafshëve.

Në qershor 2019, ajo hapi qendrën e regjistruar të kafshëve ku mirëpriti më shumë se njëqind qen.

“Ata shpesh janë duke vdekur për të ngrënë, të abuzuar e kequshqyer, në dimër ata dridhen nga i ftohti”, thotë gruaja.

Ajo shton më tej: “Kam frikë se në dimër nuk do të mund të kujdesem si duhet për ta. Është shumë e vështirë të ngre kova apo mbeturina, më duhet dikush të më ndihmojë.”

“Po kërkoj dikë që rrjedhimisht të marrë drejtimin e qendrës, do të isha shumë e lumtur që të kishte dikush që të kujdesej për to kur të mos jem më”, thotë Gorica.

pensionistja qente serbi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.