Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Pentagoni: Kina, kërcënimi kryesor strategjik për Amerikën

09:08 / October 28, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Lloyd Austin
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kina mbetet sfida kryesore për interesat e sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, ndërsa Rusia mbetet një kërcënim “akut” me luftën e saj brutale në Ukrainë. Kjo thuhet në dokumentin e publikuar së fundmi nga Pentagoni mbi Strategjinë e Mbrojtjes Kombëtare, të publikuar nga Zëri i Amerikës.

“Republika Popullore e Kinës është konkurrenti i vetëm në botë me qëllimin për të ndryshuar rendin ndërkombëtar dhe, gjithnjë e më shumë, me fuqinë për ta bërë këtë”, u tha gazetarëve të enjten në Pentagon Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin.

Duke folur me gazetarët për strategjinë e re të mbrojtjes një zyrtar i lartë amerikan tha në kushte anonimiteti, se Kina vazhdon të fitojë më shumë “aftësi për të sfiduar në mënyrë sistematike Shtetet e Bashkuara në të gjitha fushat, atë ushtarake, ekonomike, teknologjike dhe diplomatike”.

Sipas sekretarit Austin, “sfida e Kinës” ka çuar në rritjen e aftësive mbrojtëse në të gjitha fushat ushtarake, veçanërisht hapësirën kibernetike, për t’i bërë të qartë çdo kundërshtari të mundshëm se “kostoja e agresionit kundër Shteteve të Bashkuara ose aleatëve dhe partnerëve tanë, është shumë më e madhe se çfarëdo përfitimi të imagjinueshëm që do të mund të sillte një sulm”.

Raporti i strategjisë vjen në një kohë kur Kina dhe Rusia kanë përshkallëzuar agresionin kundër fqinjëve të tyre. Kina kërcënon në mënyrë të përsëritur se do të marrë nën kontroll Tajvanin, madje me forcë nëse është e nevojshme, dhe Rusia sulmoi Ukrainën në shkurt dhe vazhdon të sulmojë qytete të shumta të Ukrainës me raketa dhe dronë të prodhuar nga Irani.

Një tjetër zyrtar i lartë i mbrojtjes, duke folur gjithashtu me gazetarët në kushte anonimiteti të enjten, tha se armët bërthamore do të vazhdojnë të jenë “gurthemeli” i aftësisë frenuese ushtarake të Shteteve të Bashkuara. Sipas zyrtarit, strategjia e re e mbrojtjes pasqyron faktin se Shtetet e Bashkuara tani po përballen me dy konkurrentë të mëdhenj të armatosur me armë bërthamore, Rusinë dhe Kinën.

Lloyd Austin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.