Kreu i Shtetit Ilir Meta ka paralajmëruar një konferencë për shtyp në orën 16.00. Ky komunikim me mediat vjen vetëm një ditë pasi kreu i shtetit firmosi dekretin për anulimin e 30 qershorit si datë të zgjedhjeve.
Por ndërkohë që në vend është ndezur debati nëse është i ligjshëm dhe kushtetues dekreti i kreut të shtetit, maxhoranca ka vendosur të nisë procedurat për shkarkimin e Metës. Ajo që mbetet për tu theksuar është se nuk ka Gjykatë Kushtetuese. Mësohet se kreu i shtetit do të jetë i hapur për pyetjet e gazetarëve lidhur me këto zhvillime.