Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Për çfarë kanë shpenzuar më shumë vitin e fundit familjet shqiptare?

17:17 / October 5, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 1664981927x170627 better grocery store man carrying produce se 539p 107
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një familje shqiptare ka shpenzuar mesatarisht vetëm 1.3% më shumë në vitin 2021, sesa një vit më parë, ndërkohë që rritja e çmimeve ka qenë më e lartë. Ushqimet vijojnë të zënë peshën kryesore, një tregues indirekt ky i nivelit të ulët të të ardhurave, që krijon pak mundësi për shpenzime të tjera, pas atyre të domosdoshme.

41.3% e shpenzimeve shkojnë për t’u ushqyer

Sipas INSTAT, sa i përket strukturës së shpenzimeve mesatare mujore për konsum të NjEF-ve (për një njësi ekonomike familjare), sipas 12 grupeve kryesore të konsumit, peshën më të madhe e zënë grupet:

  • Grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike”, me një vlerë mesatare mujore të shpenzimeve prej 34.934 lekë, i cili zë një peshë prej 41,3% në buxhetin familjar. Nëngrupet që zënë peshën më të madhe në shpenzimet për ushqim janë: “qumësht me nënproduktet e tij dhe vezë” me 17,5%, “perimet” me 17,4%, “mish dhe nënprodukte” me 16,2%, ndjekur nga “bukë dhe drithëra” me 13,6 %. Në krahasim me një vit më parë, kjo peshë është ulur lehtë me 0.3 pikë përqindje.
  • Grupi i shpenzimeve për banesën, me shpenzimet për energji elektrike, ujë, lëndë djegëse, qira të paguar dhe riparime të vogla, me një vlerë mesatare mujore të shpenzimeve prej 8.496 lekë, përbën 10,0 % të totalit të buxhetit familjar.
  • Grupi “Mobilim, pajisje shtëpiake dhe mirëmbajtje e zakonshme e banesës”, me një vlerë mesatare mujore të shpenzimeve prej 5.772 lekë, zë 6,8 % të buxhetit gjithsej, rritja më e lartë është shënuar në shpenzimet për nëngrupet “blerja e produkteve shtëpiake dhe mirëmbajtje apo riparimi i tyre”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bizneset në parqe arkeologjike dhe zona historike, rregulla të reja për kafenetë dhe shërbimet turistike

16:39 / November 12, 2026

Buxheti, 10 miliardë euro/ Malaj: 30% e fondeve për mbrojtjen sociale, 250 milionë euro për pensionet

21:18 / November 10, 2026

Transporti publik kërkon TVSH 6%, paralajmëron rritjen e çmimit të biletës nga 1 janari

11:14 / November 10, 2026

Falen 465 milionë euro/ Subjektet kanë afat deri më 31 dhjetor për të përfituar nga falja e pjesshme

15:31 / November 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.