Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Për çfarë kursejnë shqiptarët?

07:49 / June 13, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
leke 7
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Është shpresëdhënës fakti se shqiptarët janë arsimdashës, në atë masë se gjysma e atyre që kursejnë, e bëjnë për shkollën.

Banka e Shqipërisë, në një vrojtim të posaçëm për kulturën financiare të shqiptarëve, cilësoi se vendosja e objektivave afatgjatë financiarë, si dhe vijimësia dhe qëndrueshmëria e përpjekjeve aktive për t’i përmbushur ato, janë një tjetër përbërës i rëndësishëm i sjelljes financiare.

Për të kuptuar këtë çështje në mënyrë sa më shteruese janë përdorur pyetjet: Cili është aktualisht objektivi juaj më i rëndësishëm financiar?” dhe “Çfarë po bëni për ta përmbushur këtë objektiv?”

Të dhënat tregojnë se vetëm 44% e të intervistuarve kanë objektiva financiarë afatgjatë. Nga këta, pjesa që kanë objektiv kursimin, 49% e bëjnë për shkollën. Rreth 29.8% kanë objektiva afatgjata kursimi për shkollimin e fëmijëve dhe 18.6% për vetëshkollim.

Më tej 11,9% kursejnë për të përmirësuar standardet e jetesës, 9,9% për të blerë një makinë dhe e 6.6% për të ndihmuar financiarisht fëmijët e tyre.

Rregullimi i shtëpisë stimulon 5.7% të kursimtarëve dhe po kaq blerja e një shtëpie të re.
Gjithashtu, në përmasa më të vogla, shqiptarët priren për të kursyer për dasmën e tyre apo të fëmijëve, për të zgjeruar biznesin, për shlyerjen e kredisë, apo për të udhëtuar.

Mënyrat se si kursejmë

Të pyetur se çfarë veprimesh kanë ndërmarrë për përmbushjen e objektivave të tyre financiarë 22% e tyre janë përgjigjur se kanë ulur shpenzimet, 13% kanë kursyer ose investuar dhe 7% kanë përgatitur një plan veprimi.

Një e dhënë e rëndësishme është fakti që vetëm 4% e të intervistuarve që kanë objektiva financiarë, kanë gjetur një mënyrë për të marrë kredi, dhe 1% kanë rritur shumën e ripagimit të kartës së kreditit apo të kredisë, duke e bërë kreditimin një mjet të përdorur rrallë për përmbushjen e objektivave në fjalë. /Monitor

kursejnë Shqiptaret
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

10:08 / June 4, 2026

Aktiviteti “Bread and Heart Festival” në Tiranë, policia njofton kufizimin e përkohshëm të lëvizjes në Sheshin Skënderbej

09:57 / June 4, 2026

Vrasja e policit në Maliq/ Reagon Rama: Nderim i përjetshëm për dëshmorin e atdheut, dënim maksimal për autorin

09:52 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.