Pjesa më e madhe e xhinseve kanë pjesë të tyre disa thumba metalikë. Në pamje të parë, të gjithë mendojnë se ato janë të padobishëm dhe pa asnjë funksion.
I pari që përdori thumbat metalikë ishte Levi Strauss në vitin 1873 si një mënyrë për të forcuar qepjen tek xhepat dhe tek anësoret e xhinseve.
Me kalimin e kohës, qepjet përmes teknologjisë moderne u përmirësuan ndjeshëm. Kështu, sot thumbat metalikë përdoren thjesht si funksion dekorativ.
Mirëpo, ka edhe një anë negative të dekorimit të thumbave metalike. Ato kontribuojnë shumë negativisht sa i përket ndotjes së mjedisit. Kjo, për shkak të përdorimit të kimikateve të shumta.
Një mënyrë për të ulur prodhimin masiv të xhinseve është riciklimi, shprehet fondacioni The Ellen MacArthur, i cili pëpiqet të frymëzojë brezat e ardhshëm që të rimendojnë dhe të riprojektojnë një ekonomi positive në këtë drejtim.
Heqja e thumbave metalikë dhe më pas vendosja sërish e tyre është shumë e vështirë për t’u realizuar, pasi dëmton edhe copën.