Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Për herë të parë, Arbër Çepani rrëfen historinë e dashurisë me Arnita Beqirajn dhe eksperiencën në “DWTS”

23:10 / November 2, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arber cepani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për herë të parë, Arbër Çepani dha një intervistë televizive së bashku me partneren e tij, Arnita Beqirajn. Çifti treguan në emisionin “Goca dhe Gra” se si janë njohur me njëri-tjetrin.

“Jemi njohur në televizion, në ambiente të përbashkëta, kishim miq të përbashkët. Arbri ka qenë i ftuar në emisionin të cilit unë i bëj regjinë dhe që aty ka nisur komunikimi”, tha Arnita.

“Në emisionin që unë prezantoja për tre vite, sa ika unë erdhi në regji Arnita”, shtoi me humor Arbri.

Arbri tregoi më pas për eksperiencën e tij në “Dancing With the Stars”, që e konsideron një angazhim të madh por shumë të bukur.

“DWTS fillimisht nuk e merr me aq seriozisht, se sa e merr që ditën e parë që shkel në këtë lloj emisioni, që është si emision i një artilerie të rëndë, për shkak të impenjimit shpirtëror, fizik. Që në momentin e parë që ti futesh, duhet patjetër ta çosh gjënë deri në fund. Është diçka që të merr kohë, por është një kohë shumë cilësore”.

Në këtë garë, Abri duket se ka mbështetjen e plotë të Arnitës.

“Unë kam punuar në produksione të mëdha. Një produksion kërcimi e kam bërë për gjashtë vite. Ia njoh të gjitha dinamikat. Kur Arbrit i erdhi propozimi, i thanë vetëm një orë në ditë do merret me prova. I thashë një orë në ditë ta harrosh. Unë jam e mendimit që secili vendimet duhet t’i marrë vetë, të tjerët mbetet ta mbështesin. Arbri e kishte vërtetë shumë dëshirë dhe kam përshtypjen duket (qesh)”, thotë ish-Miss Shqipëria.

Por, si e sheh partnerja e tij Arbrin në këtë rrugëtim të ri?

“Nuk do t’i vija notë. Mund të veçoj performarcën që deri tani më ka pëlqyer më shumë, ishte samba, që kishte ardhur shumë bukur në skenë, koloriti, kërcimi, raporti i tyre ishte shumë i bukur. Këtë mund ta veçoj si këngën”.

arber cepani arnita beqiraj historia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Fiks Fare” bën ndryshim radikal, Olta Gixharit dhe Dorian Ramaliut u besohet moderimi i emisionit investigativ!

18:21 / September 1, 2026

Duane “Keffe D” Davis shpallet fajtor për vrasjen e Tupac Shakur

09:20 / September 1, 2026

Cllevio sërish probleme me drejtësinë, reperi ndalohet nga autoritetet në aeroportin e Milanos

15:40 / August 30, 2026

Një muaj pas ardhjes në jetë, Princ Leka dhe Blerta Celibashi publikojnë fotot me djalin 1-muajsh

19:00 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.