Bashkimi Evropian për herë të parë në historinë e tij importoi më shumë gaz natyror nga SHBA sesa përmes gazsjellësit rus.
Lajmin e ka bërë me dije presidenti i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA), Fatih Birol, i cili u bëri thirrje vendeve të Bashkimi Evropian të punojë në uljen e kërkesës dhe të përgatitet për një dimër të vështirë.
“Reduktimet e fundit të mprehta të Rusisë në flukset e gazit në BE nënkuptojnë se ky është muaji i parë i regjistruar që BE importoi më shumë gaz nga SHBA sesa nëpërmjet tubacionit nga Rusia” shkroi Fatih Birol në një postim në Twitter, duke vënë në dukje se “ulja e oferta ruse kërkon përpjekje për të ulur kërkesën në BE për t’u përgatitur për një dimër të vështirë”.