Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Për herë të parë trupat e FSK-së në gatishmëri për qytetarët

17:15 / December 1, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fks
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

E premtja e kaluar gjeti Kosovën me tri sulme terroriste në veri të Republikës. Pas mesnatës së 29 nëntorit, me granatë dore të llojit M-75, u sulmua ndërtesa e komunës së Zveçanit. Nuk kaluan shumë orë e në erë u hodh kanali i ujit të Ibër-Lepencit.

Tetë persona janë arrestuar për sulmin terrorist në veri të Kosovës dhe u sekuestruan edhe një arsenal armësh e pajisjesh ushtarake.

Në orët e para të vikendit, Këshilli i Sigurisë, angazhuan trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, të patrullojnë pika të infrastrukturës kritike në lokacione të ndryshme në Kosovë. Kjo gjë po ndodh për herë të parë, ku trupat e armatosura patrullojnë në gjendje gatishmërie.

Drejtori i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, Mentor Vrajolli, për KosovaPress tregon se kanë disa vite që po mundohen si qendër të avokojnë implementimin e Ligjit për Mbrojtje të Infrastrukturës Kritike.

Vrajolli thotë se sulmi i fundit është serioz për infrastrukturën kritike, andaj FSK do duhej patjetër të përfshihej në patrullime.

Pas vendimit të Këshillit të Sigurisë për angazhimin e FSK-së në mbështetje të autoriteteve civile, kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci kanë mbikëqyrur ditë më herët pikat statike dhe patrullat ushtarake të vendosura në Obiliq e Vushtrri.

fsk gatishmeri trupat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pakistani: SHBA dhe Irani janë afër një lloj marrëveshjeje pavarësisht sulmeve ndaj anijeve

19:01 / August 11, 2026

“Diella” italiane quhet Eva-Model nga Shqipëria, këshilltarja bashkiake virtuale në Piemonte

18:18 / August 11, 2026

U shkarkua nga Orban, Andras Baka merr drejtimin e Hungarisë, zgjidhet president me shumicë votash

17:54 / August 11, 2026

KFOR nis tërheqjen graduale nga ura e Ibrit, përgjegjësia pritet t’i kalojë Policisë së Kosovës

15:57 / August 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.