Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Për herë të tretë në SPAK, Berisha: Shkrijmë Prokurorinë e Posaçme

15:40 / February 17, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1739800350xsali berishaaa 986
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sot policia kishte preferuar që të kishte një numër të kufizuar oficerësh për mbarëvajtjen e tubimit, të cilën Berisha e quan thjesht një konferencë për mediat. Ai qëndroi pak minuta brenda godinës së SPAK dhe në dalje lexoi mesazhin që i kishte lënë Altin Dumanit.

“Kreut të kësaj organizate kriminale, Altin Dumani, që zbaton politikën e Shqipërisë pa opozitës të monstrës Xhorxh Soros dhe kukullës së tij në Tiranë. Por kjo politikë dështoi në SHBA dhe të njëjtin fat do ketë në Shqipëri. Firmosur, Sali Berisha”, tha Berisha.

Berisha pohoi se në radhët e prokurorëve të posaçëm ka persona të lidhur me krimin dhe shtoi se kjo strukturë ka humbur edhe mbështetjen e SHBA, ndaj premtoi se me ardhjen e Partisë Demokratike në pushtet SPAK do të shkrihet.

“Të njëjtin fat me bandat do kenë prokurorët që janë të lidhur me bandat. Absolutisht ky institucion nuk do të ekzistojë. Unë ndjej keqardhje se rrëmbeheni nga momente, por një institucion që është jashtë çdo kontrolli, është një institucion për t’u shuar me çdo kusht. Fatmirësisht mbështetja kryesore ndaj kësaj organizate kriminale, atje ku i iniciua, atje ka rënë përtokë”.

Berisha ftoi të gjitha forcat opozitare që të bashkohen në një front të përbashkët kundër Ramës dhe konfirmoi se është në negociata me të gjithë aleatët për të arritur një marrëveshje parazgjedhore.

Berisha spak
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha u prit me protesta në SHBA, protestuesi: Jemi kërcënuar nga njerëzit e PD

07:55 / September 7, 2026

Protesta në SHBA tremb Berishën – Ndryshon vendin e takimit, emigrantët: Do t’i shkojmë kudo që të jetë

18:47 / September 5, 2026

Florjan Binaj zbulon qëndrimin për zgjedhjet: “Me ose pa mbështetjen e opozitës, do të jem kandidat për Bashkinë e Tiranës”

18:21 / September 5, 2026

Vizita e Berishës në SHBA, Kokalari: Duhet të arrestohet

12:57 / September 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.