Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Për inat të Saliut, Balla ‘djeg’ kandidaturën e Mirakës: Katrani me bojë e bëri pis figurën e Simonit

10:51 / May 30, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
SABA
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Tualant Balla ka ripërsëritur edhe njëherë që ata nuk do të votojnë apo miratojnë asnjë shkresë të firmosur nga Sali Berisha.

Sipas tij, kjo është dhe arsyeja që kandidatura e Simon Mirakës si anëtar në dosjen e ish-Sigurimit të Shtetit nuk është duke u marrë në konsideratë.

“Më lejoni të sqaroj një element që u krijua një zhurmë apo stuhi në gotë lidhur me një procedurë të ndjekur nga Komisioni i Ligjeve. Sa i përket kandidaturës së zotit Simon Miraka. Ne kemi votuar zotin Miraka disa vite më parë kur ai është zgjedhur disa vite më parë. Ai garon për një mandat të dytë. Ne kemi konstatuar se në deputetët që kanë propozuar kandidaturën e tij është përfshirë katrani me bojë dhe si i tillë e ka bërë pis emrin e tij. Për ne është e pamundur që zoti Miraka të marrë mbështetjen tonë në Kuvendin e Shqipërisë. Për sa kohë që në një dokument shfaqet firma e katranit me bojë, kështu që në këtë aspekt… I kërkoj zotit Miraka që nëse vjen në një listë të re pa atë, do ta konsiderojmë. Mendoj se është në nderin e zotit Miraka që mos ta bëjë pis emrin e vet që një propozues është njësoj si sigurimi i shtetit. Edhe firmëtari i zotit Miraka, këto të dyja ka si Sigurimi i Shtetit. Ne po ndihmojmë zotin Miraka që të mos bëhet pis”, tha Balla.

Më pas, Balla tha se Presidenti i ri mund të zgjidhet me konsensus të gjerë dhe në raundin e 4-t.

“Deri nesër do të marrim kohën e nevojshme për të propozuar raundin e katërt. Shpresoj që raundi i katërt të jetë dhe ai përfundimtari në zgjedhjen e Presidentit. Nesër do të kemi komunikim tjetër në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve. Do të dëgjoni propozimin tim se kur do të mbahet raundi i katërt. Ne do të vazhdojmë të diskutojmë me grupet parlamentare për të siguruar mbështetje sa më të gjerë. Nuk është e thënë që Presidenti i Republikës edhe në raundin e katërt të zgjidhet me mbi 84 vota. Gatishmëria jonë është aty për të siguruar mbështetje sa më të gjerë për kandidatin apo kandidaten për President”, u shpreh Balla.

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=629&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fdebati per kandidaturen per anetarin e dosjeve te ish sigurimit te shtetit balla katrani me boje e beri pis figuren e simon mirakes%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Veliaj rikthen Sara Goxhajn si nënkryetare të Bashkisë së Tiranës, emëron edhe ish-deputetin dhe ish-prefektin Sadi Vorpsi

23:01 / October 5, 2026

Nga Sudani në Ukrainë si “Made in Albania”/ Vengu: Kompanitë dhe kontratat kalojnë filtrat e sigurisë

22:39 / October 5, 2026

Haradinaj nga Kuvendi i bën thirrje Kurtit: Kthehu ta votojmë ligjin

21:59 / October 5, 2026

11 kg kokainë, arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë

21:19 / October 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.