Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Për këto merita të mëdha flet historia”, Presidenti Meta nderon Nuhi Berishën me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”

12:52 / April 14, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
b72b5ea8 694a 4455 8655 5fd4063e098c 768x512 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka nderuar sot me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” martirin e lirisë së Kosovës, Nuhi Berisha (pas vdekjes), me motivacionin “mirënjohje për rezistencën e pandërprerë dhe heroike ndaj dhunimit të të drejtave kombëtare e njerëzore të shqiptarëve të Kosovës nga shteti shovinist në ish-Jugosllavi, duke dhënë edhe jetën e tij në moshë të re në fushën e betejës.”

07fe8cf7 20b8 4c89 ab86 066a42cb8f2e 289x350 1

Kreu i shtetit mbajti një fjalim drejtuar familjarëve dhe personaliteteve të nderuara pjesëmarrës në ceremoninë e dekorimit, ku u shpreh:

Liria dhe pavarësia e Kosovës kanë kërkuar shumë mund dhe sakrifica gjatë gjithë historisë sonë kombëtare. Shtypja, dhuna dhe terrori i ushtruar ndaj popullsisë së Kosovës ishte tepër e rëndë dhe sistematike, por shqiptarët e Kosovës gjatë gjithë kësaj kohe gjetën të gjitha mënyrat të organizohen dhe të rezistojnë deri në çlirimin dhe pavarësinë e saj.

Populli i Kosovës dhe bijtë e saj më të mirë, në kohën e duhur ditën të gërshetojnë qëndresën e tyre me protesta, demonstrata, rezistencën paqësore, me krijimin e aleancave me miqtë në botë, por kur e deshi nevoja, edhe me luftë të armatosur.

Pavarësia e Kosovës do të vonohej ndoshta edhe më shumë, sikur të mos ishin bijtë dhe bijat ndër më të mirët e saj, që guxuan dhe që treguan aq shumë trimëri e mençuri, për ta nxjerr atë kryelartë përpara historisë, me pushkë dhe me penë, me jetë dhe me gjak.

Për këto merita të mëdha flet historia, e ndër ata që ka hyrë në histori është edhe veprimtari  i shquar dhe i paharruar Nuhi Berisha,  për të cilin jemi mbledhur, për ta nderuar.

Nuhi Berisha dhe Rexhep Mala, janë dy emra të shquar të historisë më të re të Kosovës. Ata i lidhi dhe i bëri të pandashëm ideali i tyre i përbashkët.

Ata zhvilluan veprimtarinë e tyre kombëtare dhe patriotike deri në ditët kur ekspeditat e mëdha policore serbe i rrethuan në Kodrën e Trimave në Prishtinë, ku banonin të dy së bashku.

U përbetuan të mos bien në duar e policisë serbe dhe bënë luftë më 11 dhe 12 janar 1984. Luftuan dhe ranë heroikisht me pushkën në dorë, për të mbetur përjetësisht në gurët e themelit të Kosovës së lirë edhe të pavarur.

Ata luftuan për Atdheun që të gëzoi lirinë, sepse historia i kishte mësuar që popujt që nuk luftojnë zhduken, kurse ata me asnjë çmim nuk donin jo vetëm që populli ynë të zhduket, ata ishin të bindur në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, që e gëzojnë gjeneratat e sotme.

Prandaj, ata mbeten të pavdekshëm. Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha kanë frymëzuar brezat me ndjenjat e atdhedashurisë dhe të sakrificës më sublime për komb e atdhe.

Pas vlerësimit të mëhershëm për Rexhep Malën, sot kam kënaqësinë që të vlerësoj bashkëluftëtarin e jetës dhe të idealit të tij, si dhe frymëzuesin  e brezave të rinj për atdhedashuri dhe sakrifice sublime për lirinë e Kosovës, Nuhi Berishën me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”.

Lavdi të përjetshme kujtimit të prijësve të shquar të Lëvizjes Kombëtare të Kosovës!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kosova zgjedh Presidenten e re, Justina Shiroka Pula betohet si kryetare e shtetit pas marrëveshjes Vetëvendosje-PDK në minutat e fundit

08:35 / October 7, 2026

“Prania Besnike”/ Rama publikon pamjet nga takimi i përjavshëm: Buxheti 2027 do të prekë tavanin rekord të 10 miliardë eurove

08:33 / October 7, 2026

U përplas me protestuesit, flet deputeti i PS: E kuptoj indinjatën e tyre

22:20 / October 6, 2026

Shqipëri-San Marino/ Shpërthen festa kuqezi, Asllani shënon supergol nga distanca

21:23 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.