TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

8 zakone që do ju ndihmojnë të forconi marrëdhënien tuaj me fëmijët

23:58 / February 2, 2023

Real Madrid niset me një fitore në Botërorin e Klubeve

23:44 / February 2, 2023

5 gjërat që duhet të zgjidhni nëse doni të jeni të lumtur

23:39 / February 2, 2023

Fenomeni Luiz kalon kufijtë e Shqipërisë, ja për çfarë bëhet fjalë

23:29 / February 2, 2023

Berisha: Në zgjedhje shkojmë me logon e PD. Futemi pa Partinë e Lirisë

23:21 / February 2, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Pa kategori

Per Krishtlindje, Restaurim kishave të rralla të Himarës

14:30 / December 27, 20182 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Kjo Krishtlindje i gjeti një pjesë të mirë të kishave të Himarës në proces restaurimi, si dhe me ndërtime kishash të reja. Kryetari i bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, shprehet se “nuk ka urim më të bukur për Himarën tonë këtë Krishtlindje ku kemi lajme të mira me ndërtime kishash të reja, restaurime të disa kishave të rralla, rrugëve dhe mureve rrethuese të kishave dhe manastireve”. Sipas tij, kjo është dhurata më e bukur për ortodoksët e Himarës. “Kishat të cilat i janë nënshtruar procesit të restaurimit në Himarë janë Kisha e Shën Thanasit nga Qeveria Shqiptare në Dhërmi, Kisha e Shën Spiridhonit, Kisha e Shën Sergjit dhe Bakut në Himarë-Fshat, Kisha e Shën Ilias në Dhërmi ndërtuar nga Komuniteti Dhërmias, Kisha e Shën Kozmait në Dhërmi, Kisha e Shën Spiridhonit në Vuno, si dhe rindërtimi i mureve rrethuese në Dhërmi”, bën të ditur Goro. Kryetari Goro thekson se “këto foto nuk i postoj për të marrë merita apo lëvdata, por për të shpërndarë mirësi dhe urime me njëri-tjetrin që gëzime të tilla të kemi përherë mes nesh në Himarë”. “Është kjo që po bëjmë të gjithë bashkë sot në Himarën tonë të dashur, me bekimin e Kryepeshkopit tonë Anastasi që me mesazhet e tij të vyera, na dha një gëzim të madh në vizitën e tij të fundit në Himarën tonë, teksa erdhi për të parë nga afër përpjekjet tona të të gjithëve bashkë, për të rindërtuar Himarën e së Nesërmes”, tha Goro.

Ai falënderon komunitetin ortodoks të Himarës që po ndërton dhe ndihmon Kishat e Himarës si dhe Qeverinë shqiptare për të gjithë mbështetjen e treguar me vendosmëri dhe largpamësi për projektin e Rindërtimit të bashkisë Himarës. Himara është një nga zonat më të bukura në Shqipëri. Ajo është e mbushur plot me vizitorë dhe turistë, sidomos në sezonin e verës, pasi plazhet e saj janë nga më të veçantat në Shqipëri. Por Himara nuk të ofron vetëm det. Tek ajo mund të bëni edhe një guidë turistike duke prekur disa pjesë të historisë së Shqipërisë. Në këtë zonë, popullsia më e madhe i përket besimit ortodoks. Në Himarë mund të vizitosh kalanë e vjetër, por edhe dhjetëra kisha shekullore që datojmë prej shekullit XI apo edhe më herët. (Atsh)

dhermi kisha Vlore
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Rindërtimi në spitalin e Vlorës/ Rama: Po bëjmë edhe një tjetër investim

16:23 / January 31, 2023

Kamerat e instaluara nga grupet kriminale/ Pas Shkodrës, aksion policor edhe në Vlorë

14:24 / January 26, 2023

Vlonjati gjendet i vdekur në banesën e tij

14:19 / January 25, 2023

Shoferi humbet kontrollin, makina përplaset me qepenin e një dyqani në Vlorë

16:28 / January 20, 2023
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Posta Shqiptare
Tirana News
LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

“S’kam asnjë lidhje me oligarkun rus”, Rama: Nuk kam folur kurrë me zyrtarin e FBI për atë person!

22:19 / February 2, 2023

Akuzat e opozitës për kulla në Tiranë, Veliaj: Në total janë 20!

21:56 / February 2, 2023

Çështja e “McGonigal”/ Rama: E kam takuar në prani të një miku të tij, nga unë s’ka përfituar asnjë gjë

21:41 / February 2, 2023

Big Brother Vip/ Tea rrëshket dhe lëndohet (Foto)

21:20 / February 2, 2023
Raporto Tani
Te fundit

8 zakone që do ju ndihmojnë të forconi marrëdhënien tuaj me fëmijët

23:58 / February 2, 2023

Real Madrid niset me një fitore në Botërorin e Klubeve

23:44 / February 2, 2023

5 gjërat që duhet të zgjidhni nëse doni të jeni të lumtur

23:39 / February 2, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.