Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Për të gjithë ata që ende nuk e dinë, ja sa ujë duhet të pimë në ditë për të mbajtur trupin në formë

17:59 / September 7, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
uj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dehidratimi është faktor kyç në shtimin në peshë, thonë studimet shkencore mbi rëndësinë e ujit në organizëm. Uji është i domosdoshëm për shëndetin. Ai nuk përmban as yndyrna, as kolesterol, as kalori. Por këto nuk janë arsyet e vetme përse njeriu duhet të pijë shumë ujë gjatë ditës.

Uria dhe etja

Shpërthimet e urisë dhe ato të etjes ngatërrohen lehtësisht, thonë ekspertët. Shpesh, etja maskohet si uri dhe si e tillë, njeriu e tepron me ushqimin kur ndjesia e boshllëkut mund të zhduket thjesht me një gotë ujë. Një gotë ujë e shuan urinë në shumicën e rasteve.

Uji mposht urinë

Pirja e një gote me ujë sa herë që ndiheni të uritur, apo përpara një vakti e mbush stomakun përkohësisht dhe shuan dëshirën për ushqim të parakohshëm. Uji siguron që tretja dhe metabolizmi funksionojnë në kapacitet të plotë për të garantuar një peshë të mirë trupore.

Uji dhe shëndeti i veshkave

Pirja e ujit është shumë e rëndësishme për të garantuar funksionin optimal të veshkave. Sipas të dhënave të AgroËeb.org, nëse veshkat nuk funksionojnë mirë, mëlçia ngarkohet me një barrë më të rëndë për metabolizmin. Një mëlçi e mbingarkuar me punë, nënkupton një shtim në peshë të pashmangshëm.

Kur duhet të pini ujë patjetër?

Ekspertët sugjerojnë që të mos e neglizhoni pirjen e ujit në këto situata: Kur konsumoni ushqime të thata dhe të yndyrshme, Kur konsumoni ushqime të kripura, Kur jeni të stresuar, sepse stresi rrit metabolizmin dhe ky i fundit ka nevojë për më shumë ujë, Sa më e madhe të jetë e pesha juaj, aq më shumë ujë duhet të pini për tretjen, qarkullimin e gjakut dhe funksione të tjera, Kur stërviteni ose kryeni aktivitet fizik.

Si të pini më shumë ujë?

Pini dy gota ujë sa të zgjoheni nga gjumi. Mbani një shishe me ujë me vete kudo që të shkoni. Vendosni alarme të ndryshme në telefonin tuaj që të kujtoheni të pini ujë çdo orë.

trupin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A u vranë vërtet 28 mijë shqiptarë në Luftën e Dytë Botërore?! Historiani Pëllumb Xhufi tregon të vërtetën …

11:41 / November 30, 2025

Ministrja Koçiu: Koordinim ndërinstitucional mes strukturave vendore për menaxhimin e situatës nga reshjet

16:12 / November 17, 2025

Avokatja e Popullit: Meta ka pranuar që nuk është dhunuar nga policia, ka firmosur dy dokumente

18:26 / October 30, 2025

Arrestohet 27-vjeçari nga Vlora, kapet me kanabis dhe kokainë

11:00 / October 28, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.