Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Për të mësuar profesionin më të suksesshëm në Shqipëri nuk ka nevojë të shkosh në universitet

21:06 / August 1, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
profesioni
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Me rritjen e dëshirës së shqiptarëve për estetikën dhe të bukurën në përgjithësi, një profesion në veçanti ka pësuar një boom të vërtetë duke u shndërruar në një prej profesioneve më të suksesshëm të momentit në tregun shqiptar të punës.

Bëhet fjalë pikërisht për mjekësinë estetike që po përjeton një epokë të artë jo vetëm në vendin tonë, por në të gjithë botën falë popullarizimit të jashtëzakonshëm të ndërhyrjeve estetike përgjatë viteve të fundit.

Por teksa mjekët duhet të kalojnë thuajse një dekadë të tërë në shkollë për të marrë më ne fund licencën që u lejon të ushtrojnë profesionin e tyre, për ekspertët e estetikës së avancuar një gjë e tillë nuk është e nevojshme.

Falë “Dermofile Academy”, akademisë së themeluar nga CEO e “Dermolife Medical Center” dr. Lida Hoxha, çdokush me një pasion për estetikën mund të bëhet pjesë e programeve të studimit 3, 6, 12 dhe 24-mujore për t’u shndërruar në një profesionist të estetikës së avancuar nën tutelën e pedagogëve më të njohur të kësaj fushe në Shqipëri dhe Itali.

Por jo vetëm kaq. Krahas programeve të studimit “Dermofile Academy”,  organizon rregullisht trajnime profesionale në lidhje me disa nga  procedurat më të kërkuara të momentit në fushën e estetikës së avancuar. Prej dy vitesh, ekspertë të fushës të ardhur nga Italia si prof. dr.Giuseppe Mancini, Prof. Paolo Tramontano, Prof. Dr. Enrico Guarino etj. kanë realizuar trajnime profesionale për procedura si mesoterapia, aplikimi i acidit hialuronik, aplikimi i fillers, teknikat e peeling etj.

Trajnime të tilla, që konsistojnë në teori dhe praktikë, janë ideale jo vetëm për profesionistët e mjekësisë që zgjerojnë edhe më shumë gamën e shërbimeve që mund të ofrojnë, por edhe për fillestarët e kësaj fushe që duan të mësojnë më shumë për procedurat më të kërkuara të estetikës së avancuar.

profesioni suksesshem Universitet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Dyfisho ndërmarrjen tënde”/ Ibrahimaj: Bizneset do të financohen me kredi me interes 2-3%, synohet rritja e eksportit

12:41 / June 3, 2026

Ecuri pozitive e ekonomisë shqiptare/ FMN: Rritje e qëndrueshme, pavarësisht sfidave gjeopolitike

12:13 / June 3, 2026

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja, rriten nafta dhe benzina

13:16 / June 2, 2026

Turizmi ndryshon hartë! Rikthehen polakët, Italia dhe Franca kompensojnë “ikjen” e gjermanëve

09:16 / June 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.