Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

I ftuar në emisionin e Borës, Meritoni urtë dhe butë i lëshoi disa thumba për Romeon dhe Donaldin

11:04 / June 8, 20242 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Meriton
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Meritoni Mjekiqi i cili doli në vend të pestë në finalen e ”Big Brother Albania Vip 3”, i ftuar në “Cherry on Top” nuk i kurseu ca thumba për Romeon e Donaldin, edhe pse ishte përballë Bora Zemanit. Me qetësi, Meritoni përdori teknikën “qesh e ngjesh” për të treguar se i ka parë intervistat e Donaldit dhe se banori që qau më shumë në “BBVA 3” ishte Romeo.

Bora e pyeti nëse Ilnisa ishte bërë xheloze gjatë qëndrimit të Meritonit deri në finale dhe ai tha se jo, nuk kishte përjetuar një ndjesi të tillë. Më tej, Bora tha: “Po ashtu si qaje ti kur përmendej Ilnisa…”. Këtu Meritoni u aktivizua dhe u shpreh: “Te kjo pjesa e të qarit, e di ti se kush ishte njëshi”. “Iu mësua goja të gjithëve që qan ai, por edhe ju jeni shkrirë në lot”, tha Bora, duke shtuar se Romeo qan edhe për filmat.

Meritoni e zbuti pak situatën dhe tha se është mësuar në “BBVA 3” dhe i duken gjërat tendecioze, ndaj nuk duhet që ajo ta merrte për bazë. Por, sapo menduam që kunjat u shuan, Meritoni përmendi Donaldin. “Donaldin si e ke? I ka kaluar mërzia? Se kam parë ca intervista”, tha Meritoni. Bora ia ktheu: “Të paska marrë malli se sa ke dalë e paske parë”.

Meritoni dhe Romeo kanë pasur ca përplasje, për të cilat Donaldi ka bërë reagimet e veta. Në këto debate, shpeshherë Romeos i është përmendur familja, veçanërisht vëllai i tij, Mario, për të cilin Meritoni ka thënë me ironi “SuperMario”.

Bora donald romeo
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Noizy u arrestua të shtunën në Zyrih, mediat zvicerane: Prokuroria kërkon paraburgim

21:52 / July 9, 2025

Arrestimi i Noizyt në Zvicër, reagon ekipi menaxherial: Jemi të zhgënjyer…

15:44 / July 8, 2025

Martohet këngëtari i njohur grek

16:57 / July 7, 2025

Çfarë ndodhi me Noizy-n në Zvicër? Reperi ndalohet në aeroport, koncerti anulohet!

18:16 / July 6, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.