Tre kandidatë në listat e LSI-së kanë paraqitur formularët në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke dalë kështu kundër rrymës së partisë, që dhe ata të mos pranonin mandatin e deputetit.
Bëhet fjalë për Ylli Shehun në Tiranë, Enver Roshin në Elbasan dhe Aurora Mara e qarkut Dibër kanë plotësuar formularin e dekriminalizimit, ndërkohë që mbetet për tu parë nëse ka emra të tjerë.