Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Përcaktohen datat dhe oraret e reja të Ligës së Kombeve, ja kur luan Shqipëria!

14:46 / June 27, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
uefa 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

UEFA ka zyrtarizuar datat e reja dhe oraret e ndeshjeve të Ligës së Kombeve 2020/21, që do të zhvillohet në muajt shtator, tetor dhe nëntor 2020.

Siç dihet, shorti e ka vendosur Shqipërinë në Grupin e 4-t të këtij kompeticioni, që njihet si Liga C, dhe kundërshtarë do të ketë Bjellorusinë, Lituaninë dhe Kazakistanin.

Shqipëria e drejtuar nga trajneri Edoardo Reja, e fillon sfidën e parë në transfertën e datës 4 shtator në Bjellorusi, për të vijuar në Tiranë me Lituaninë 3 ditë më pas, në të njëjtin orar (20:45). Një tjetër udhëtim i gjatë e pret Kombëtaren një muaj më pas, më 10 tetor 2020, për t’u përballur në Kazakistan me përfaqësuesen vendase.

Në transfertën e radhës në Vilnius, kuqezinjtë do t’i kthejnë vizitën Lituanisë vendase më 13 tetor 2020, për ta mbyllur pjesëmarrjen e tyre në grupin e 4-t të Ligës C të Ligës së Kombeve të Evropës me dy sfidat e 10-ditëshit të dytë të nëntorit. Shqipëria do të presë Kazakistanin, në takimin e 12 nëntorit, për ta ulur siparin me përballjen e 3 ditëve më pas me Bjellorusinë.

Ky është kalendari i konfirmuar i UEFA-s me datat dhe oraret e sfidave të Shqipërisë:

4 shtator: Bjellorusi-Shqipëri (20:45)

7 shtator: Shqipëri-Lituani (20:45)

11 tetor: Kazakistan-Shqipëri (15:00)

14 tetor: Lituani-Shqipëri (20:45)

15 nëntor: Shqipëri-Kazakistan (18:00)

18 nëntor: Shqipëri-Bjellorusi (16:00)

Ligës së Kombeve tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

22:22 / January 24, 2026

Berisha: Lironi menjëherë 25 të arrestuarit, beteja jonë do të vijojë 

21:33 / January 24, 2026

Hidhen molotovë drejt Kryeministrisë! Berisha tund flamurin kuqezi

19:24 / January 24, 2026

Trump fton Ramën të jetë pjesë e Bordit të Paqes për administrimin e Gazës

17:52 / January 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.