Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Përplasja Berisha-Meta për Presidentin, Spiropali: Po çfarë të përçajmë ne, të përçarët ?!

09:25 / June 7, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
spiropali berisha 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali ka deklaruar se presidenti i ri është figura e duhur për institucionin e Presidencës.

Ndërsa e pyetur se a shkaktoi përçarje, presidenti i ri mes kreut të PD, Sali Berisha dhe Presidentit Ilir Meta, Spiropali tha se opozita nuk ka aspak nevojë për ndërhyrjen e mazhorancës, pasi sipas Spiropalit  tashmë janë bërë copë-copë.

Pyetje: A futet në sherr Berishën dhe Metën, a i përçatë me presidentin e ri?

“Nuk kanë nevojë për ne, ata janë copa-copa. Ata e bëjnë vetë.”, tha ajo.

Pjesë nga biseda:

Spiropali: Besoj fort që në këtë rast interesi ynë dhe interesi publik përputheshin, ndaj dhe ishim të gatshëm të diskutonim. Besoj kemi bërë zgjedhjen më të mirë, kandidatura e Bajram Begaj është e panjollë, bën diferencën e madhe me atë që kemi pasur President deri më sot, i shkarkuar nga Kuvendi. Ne i bëmë publike, kërkuam emra, jo kritere, kriteret i ka Kushtetuta… E zgjodhëm Bajram Begaj që besoj nuk ka të sharë dhe deri më sot nuk kam dëgjuar kënd që të merret me të. Nuk ka ai asnjë detyrim…Ilir Meta ishte opozitari i kësaj qeveria dhe ç’bëri asgjë. Ka besimin e partnerëve tanë se ka punuar me ta.

Kikia: Përse gjithë kjo luftë? Shqiptarët kanë nevojë për nevojë  për atë njeriun që kur politika të jetë në atë gërr-gërrin e përditshëm, t’i japë shqiptarëve që ka një shtyllë…Nëse duhet një President sa për të firmosur letrat atëherë për çfarë diskutojmë…

Lubonja: Presidenti është i rëndësishëm edhe me kompetencat e reduktuara që ka. Në një traditë që kemi ne ,dhe zgjedhja e këtij Presidenti tregoi se Rama nuk e njeh ligjin dhe kjo ka nevojë për një frenim. Por a do ta bëjë ky? Mendoj se është problematike dhe nuk jep garanci. Kjo zgjedhje është edhe politike dhe një politikë e rafinuar.

Spiropali: Ata nuk vepruan as politikisht as qytetarisht. Duhet ta vësh kundërshtarin përpara disa zgjedhjeve, por nuk luajtën fare. Për Presidentit shoh se gati-gati sa nuk thuhet Edi Rama bëri zgjedhjen e duhur. Nuk është çështja ta hedh apo mos ta hedh, por a vepron politikisht a mendon për interesin publik.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vihet në kontroll situata në Margëlliç, zjarri preku edhe varrezat e fshatit

17:30 / October 4, 2026

SPAK ‘arkivon’ dosjen ‘Tropoja’, prokurorja pezullon hetimet! Haklajt ankohen në GJKKO për vendimin: Sali Berisha urdhëroi vrasjen e 4 vëllezërve

15:26 / October 4, 2026

Gjermania pro zgjerimit të shpejtë të BE-së

14:59 / October 4, 2026

Mazniku: Asnjë bashki nuk do “shkrihet”, kemi vetëm bashkim me reformën territoriale

13:58 / October 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.