Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Përçarjet brenda PD, analisti Mërtiri: Berisha është në makth politik! Kërcënimet e tij vlejnë për Alimehmetin, por jo për Salianjin që është i vendosur

13:30 / December 7, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
11Ergys Mertiri 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Analisti Ergys Mërtiri ka komentuar situatën ku ndodhet sot Partia Demokratike referuar krijimit të dy “kampeve”, ai i Sali Berishës dhe tjetri i Ervin Salianjit së bashku me Ilir Alimehmetin e të tjerë më të votuar nga primaret.

Mërtiri thotë se Berisha po reagon ashpër për shkak të makthit politik ku ndodhet sot, shtuar këtu humbjeve të njëpasnjëshme në zgjedhje si dhe protestës së organizuar çdo të hënë përpara kryeministrisë, ku për çdo javë mblidhen akoma e më pak njerëz.

“Nuk besoj se është betejë e ashpër për sa kohë që grupi që ka marrë këtë nisëm nuk po tregohen të ashpër ndaj Berishës. Këtu ka ashpërsi të njëanshme është Berisha që tregohet i ashpër me ata dhe ata të butë me Berishën. Ky disproporcionalitet tregon gjendjen ku është Berisha. Berisha është në makth politik. Çdo gjë sado e fortë apo e butë, atë e turbullon sepse është kundër arsyes. Në një kohë që mezi mbledh 200-300 vetë në shesh, ka humbur 3 çerekun e votave të marra në 2021, partia është zhytur në apati. Të gjithë kanë humbur besimin dhe të gjithë logjikojnë se ai duhet të ikë sepse po zhyt partinë drejt shkatërrimit”, tha Mërtiri.

Ndër të tjera, pedagogu tha se Berisha fjalën protestë e ka zëvendësuar me atë foltore, për të justifikuar numrin e pakët të qytetarëve të pranishëm në bulevard.

“Ajo që po bëjnë ata me takimet, po evidentojnë problematikat. Vetë foltorja është protestë. Ai nuk mbledh dot njerëz në shesh, thotë se është foltore dhe nuk është protestë sepse nuk i justifikon dot që protestat i ka me aq pak njerëz”, theksoi Mërtiri.

Teksa komentoi reagimet e bëra dje nga Berisha, Mërtiri tha se kërcënimet e tij bëjnë punë tek njerëzit e paqëndrueshëm si Alimehmeti, por jo tek Ervin Salianji, i cili duket i vendosur në nismën e tij për të reformuar Partinë Demokratike.

“Kërcënimet e Berishës bëjnë punë tek disa dhe tek disa të tjerë jo. Një njeri i butë dhe i pavendosur sa Alimehmeti i ha presionet dhe ka nevojë për të qetësuar Berishën që nuk janë kundër tij. Salianji duhet më i vendosur në nismën që ka marrë. Ai që është më i vendosur përfiton dhe më shumë në politikë. Me Berishën nuk kanë një të ardhme, as ata që janë në krah të Berishës sot”, tha analisti.

Protestave të thirrura çdo të hënë nga Sali Berisha përballë kryeministrisë, ish-deputeti Ervin Salianji iu përgjigj me një takim me qytetarët në Durrës. Kjo erdhi pas nevojës për të reformuar Partinë Demokratike, e cila gjithmonë e më shumë po anon nga dështimi. Të gjithë personat e renditur krah Salianjit, janë konsideruar nga Berisha i tradhtarë ndërsa nisma e tyre si një angazhim privat.

Berisha makth mertiri PD percarjet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

PD distancohet nga dhuna në protestë pas reagimit të ambasadës amerikane, Floriana Garo: “Ilirjana Kuçana ishte aty si pedagoge”

14:31 / October 17, 2026

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

“Berisha sponsor i dhunës”, Rada: Të hyjmë njëherë në BE, pastaj të protestojmë si francezë

10:32 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.