Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Përdhunimi i 11-vjeçares/ Institucionet dhe organizatat për të drejtat e njeriut bëhen bashkë

23:28 / August 29, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
79B36BF2 5898 49C4 AABC B59887F7ECAD
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përdhunimi i një të miture para dy ditësh në Prishtinë, ka ngjallur reagimin e institucioneve dhe organizatave për mbrojtjen e të drejtave, të cilat kanë ngritur alarmin për numrin e lartë të dhunimeve ndaj vajzave.

Një gjykatë në Prishtinë caktoi të hënën masën e paraburgimit prej një muaji, kundër dy personave, E.R dhe G.R nën dyshimin se kanë përdhunuar një të mitur para dy ditësh në kryeqytet.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, njoftoi nëpërmjet rrjeteve sociale se deri tash katër nga pesë të dyshuarit mbi këtë vepër, janë kapur nga autoritetet e rendit. 

“Me shqetësim kam pranuar lajmin për dhunimin e një vajze të mitur, 11 vjeçare, nga 5 persona për disa orë me radhë. Jam i vetëdijshëm për shqetësimin e drejtë të secilit prind e secilës vajzë në vendin tonë. Nga Policia e Kosovës kam kërkuar angazhim maksimal për arrestimin sa më të shpejtë të të gjithë kryesve të këtij akti makabër”, tha zoti Sveçla.

Përdhunimi për të cilin policia njoftoi në raportin 24 orësh të së shtunes, nxiti reagime të shumta në Kosovë.

Presidentja, Vjosa Osmani, në një reagim në rrjete sociale e vlerësoi ngjarjen si “akt tronditës e çnjerëzor”, ndërsa kërkoi “një hetim rigoroz dhe përgjegjësi para ligjit për kryesit e veprës”. 

Dhunimi seksual sikurse edhe të gjitha format e dhunës ndaj vajzave e grave përbëjnë kërcënim për të gjithë, tha presidentja Osmani.

“Është koha po ashtu, që të procedojmë me ndryshime legjislative që ashpërsojnë edhe më tej dënimet ndaj dhunuesve.Është përgjegjësi e jona kolektive të kujdesemi që të gjithë fëmijëve t’u garantojmë fëmijëri të dinjitetshme dhe të eliminojmë dhunën mbi baza gjinore”, tha ajo.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kërkoi dënim meritor për përdhuniesit e vajzës 11 vjeçare.

“Kërkoj nga organet e rendit dhe të hetuesisë që të vënë personat e dyshuar sa më shpejtë para drejtësisë, e që kryrësit të marrin dënimin meritor për këtë vepër kaq të rëndë e tronditëse, të dënueshme e të papranueshme. Akte të këtilla brutale të dhunës ndaj fëmijëve, duhet të trajtohen me seriozitet të lartë, në nivel institucional por dhe në atë shoqëror e kulturor”, tha kryeministri në një reagim në rrjete sociale. 

Rrjeti i Grave të Kosovës shprehu shqetësimin mbi këtë ngjarje, ndërsa bëri thirrje që të dyshuarit “pas vlerësimit të provave të marrin dënimin meritor konform peshës së veprës”. 

Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, nenit 227, “kushdo që detyron personin tjetër për të kryer akt seksual pa pëlqimin e personit të tillë, dënohet me burgim prej dy deri në dhjetë vjet, ndërsa në rastet kur viktima është e mitur dënimi duhet të jetë jo më pak se pesë pesë vjet deri në 20 vjet burgim efektiv”. 

Rrjeti i Grave tha se mbi 70 për qind të rasteve të dhunimeve seksuale, viktima janë vajzat e mitura.

Zëvendës ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Nita Shala, duke e vlerësuar përdhunimin e të miturës tronditës, njoftoi se të martën në mëngjes mblidhet me urgjencë Grupi i Përgjigjes Emergjente.

Sipas një raporti të publikuar më herët gjatë vitit nga misioni i EULEX-it në Kosovë vë në pah se është dyfishuar numri i rasteve të përdhunimeve që raportohen në policinë e Kosovës. Raporti që ka vëzhguar sistemin e drejtësisë në Kosovë gjatë periudhës 2019 deri më 2021 tregon se shumica e viktimave të përdhunimit janë të mitura ndërsa shqetësues mbetet dënimi i ultë i përdhunuesve.

Sipas EULEX-it gjatë periudhës së vëzhgimit, në policinë e Kosovës janë raportuar 228 raste të përdhunimit, 35 për qind prej tyre në Prishtinë./VOA

11 vjec perdhunim Prishtine
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.