Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Përdhunimi i 20-vjeçares nga dy vëllezërit kuksian/ Misteri i ngjarjes dhe dëshmia e babait: Për tre ditë vajza…

10:25 / June 23, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
image95650bf6 90df 4a6d 9c81 9f4bd7372e6f
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një tjetër rast abuzimi seksual është regjistruar në vendin tonë. Policia e Kukësit njoftoi dje arrestimin e dy vëllezërve, nën akuzën e abuzimit seksual me një 20-vjeçare nga Kosova, me probleme mendore dhe fizike.

Sipas burimeve zyrtare të Policisë, mësohet se në pranga u vunë vëllezërit Xh. H., 31 vjeç dhe M. H., 24 vjeç, banues në fshatin Lojme të Kukësit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës bënë arrestimin e dy shtetasve, Xh. H., 31 vjeç dhe M. H., 24 vjeç (vëllezër), banues në fshatin Lojme, Kukës. Arrestimi i tyre u bë pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase kosovare, 20 vjeçe, duke përfituar nga pazotësia fizike dhe mendore e saj. Materialet në ngarkim të shtetasve XH. H. dhe M. H. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.

ABUZIMI

Sipas burimeve nga uniformat blu të Kukësit, abuzimi seksual me 20-vjeçaren nga Kosova dyshohet të ketë ndodhur për tri ditë me radhë. Këto pretendime janë ngritur pasi familja e saj e ka denoncuar të zhdukur në autoritetet kosovare.

Pas denoncimit të këtij rasti dhe verifikimeve të bëra ndaj lëvizjeve të fundit të së resë, kontrollet janë kryer edhe në territorin shqiptar. Fshati Lojme në Kukës ndodhet rreth 30 minuta larg nga qendra e qytetit.

Nga informacionet e mbledhura, Policia ka mundur të identifikojë dy vëllezërit e mësipërm dhe t’i arrestojë ata për abuzim seksual me persona me paaftësi mendore dhe fizike.

Ndërkohë, mbetet mister fakti se si vajza ka hyrë nga Kosova në territorin Shqiptar.

Pas gjetjes së saj në një banesë të braktisur në Kukës, policia e ka trajtuar fillimisht 20-vjeçaren me psikolog, ndërsa ka qenë e vështirë marrja e dëshmisë së saj. Më pas, ajo është dorëzuar në Pikën Kufitare Morinë, ku e priste dhe familja e saj.

BABAI I SË ABUZUARËS

Milazim Berisha, babai i 20-vjeçares së zhdukur, ka treguar se vajza e tij ka kaluar ditë të rënda në Kukës të Shqipërisë.

Sipas tij, ajo është abuzuar për tri ditë, pasi doli nga shtëpia mëngjesin e së premtes.

Milazim Berisha është shprehur për mediat kosovare se vajza e tij aktualisht është në gjendje jo të mirë, ndërsa ka thënë se një person tjetër, që sipas tij është i dyshuari kryesor, është ende në kërkim.

“Gjendja e saj, jo e mirë. E kanë marrë ata të Kukësit atje dhe çka po di unë, ato mënyrat e tyre çka kanë dashtë me bë. Atje i kanë nxënë. Dy i kanë burgosë dje dhe njëri është në kërkim. Ai kryesori është në kërkim”, ka thënë Milazim Berisha.

Ai ka treguar se vajza është kthyer mbrëmjen e së dielës në Kosovë dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

“E kanë pru mbrëmë (e diel). Në orën 02:00 të mëngjesit jam kthyer në shtëpi. Kemi ardh me Polici. Policia e Kukësit na kanë pru deri këtu. Tani kanë dalë të Kosovës e kanë marrë këtu, e kanë çuar te mjekët”, është shprehur Milazim Berisha.

Arrestimi i dy vëllezërve nga fshati Lojme i Kukësit u bë pasi dyshohet se ata kishin kryer marrëdhënie seksuale me 20-vjeçaren, duke përfituar nga pazotësia fizike dhe mendore e saj.

Babai Deshmia Kukes Perdhunimi tirananews.al Vajza
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026

Arseniku në bukë, reagon Kuvendi/ Deputetët kërkojnë analiza shtesë

20:21 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.