18-vjeçari Ardjan Gjinkolaj, i cili së bashku me 4 të tjerë, pasi akuzohen se përdhunuan një 15-vjeçare në fshatin Tarazh të Mirditës, është lënë në “arrest shtëpie” nga Gjykata e Lezhës.
Zëvendësimi i mases erdhi me kërkese të palës mbrojtëse, e cila u pranua nga gjyqtari i çështjes me argumentin se kanë kaluar afatet e paraburgimit.
Nga hetimet e kryera organi i akuzës ka dalë në konkluzionin se 5 personat kanë kryer veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë, me të mitur të moshës 14-18-vjeç”. Artan Kaçorri, Albert Molla, Ermal Tarazhi, Nikë Lleshi dhe shtetasi me iniciale Ardjan Gjinkolaj u arrestuan në muajin maj 2021 nga policia, pas denoncimit babait të një vajze 15-vjeçare i cili pretendonte se përmes shantazhit vajza e tij është përdhunuar me dhunë nga 5 personat.