Episode tronditëse të dhunës seksuale në Greqi, ku një 45-vjeçar shqiptar ka përdhunuar një 34-vjeçare greke në orët e para të së dielës së kaluar në një stacion autobusi, më 23 tetor, në Paleo Faliro dhe ka tentuar të përdhunojë një vajzë 24-vjeçare.
Mediat greke shkruajnë se 45-vjeçari është larguar nga Greqia të enjten e kaluar drejt Shqipërisë nëpërmjet pikës kufitare të Kakavijës.
Autoritetet greke kanë arritur të zbulojnë se ai është autori nëpërmjet materialit gjenetik, ADN-së që kishte lënë në makinën e njërës prej vajzave që sulmoi, por është arritur të identifikohej edhe nga tatuazhi i tij.
45-vjeçari jetonte me nënën e tij prej 3 vitesh në Greqi pasi thuhet se ishte i divorcuar nga bashkëshortja, ndërkohë është dhe babai i dy fëmijëve. Ai përshkruhet si një person i dhunshëm me sjellje problematike, i cili nuk ka ngurruar të vërë në shënjestër nënën e tij.
Mediat greke shkruajnë se 45-vjeçari ishte i alkoolizuar dhe madje bërtiste e dhunonte dhe nënën e tij.
Të dielën e kaluar, 45-vjeçari përdhunoi nën kërcënimin e 34-vjeçaren dhe u zhduk, ngjarje që bëri shumë bujë në vendin fqinj, pasi ndodhi në vazhdën e shumë përdhunimeve të kryera këto kohë në Greqi. Ndaj 45-vjeçarit shqiptar tashmë në arrati, janë ngritur akuza për dhunim të kryer dhe tentativë, dhunë, kanosje me armë dhe rrëmbim.