Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Përdhunuesi me tatuazh në Greqi”, 45-vjeçari shqiptar zbulohet nga ADN-ja, por ende në arrati! I alkoolizuar, dhunonte dhe nënën e tij

21:54 / October 30, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
45 vjec
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Episode tronditëse të dhunës seksuale në Greqi, ku një 45-vjeçar shqiptar ka përdhunuar një 34-vjeçare greke në orët e para të së dielës së kaluar në një stacion autobusi, më 23 tetor, në Paleo Faliro dhe ka tentuar të  përdhunojë një vajzë 24-vjeçare.

Mediat greke shkruajnë se 45-vjeçari është larguar nga Greqia të enjten e kaluar drejt Shqipërisë nëpërmjet pikës kufitare të Kakavijës.

Autoritetet greke kanë arritur të zbulojnë se ai është autori nëpërmjet materialit gjenetik, ADN-së që kishte lënë në makinën e njërës prej  vajzave që sulmoi, por është arritur të identifikohej edhe nga tatuazhi i tij.

45-vjeçari jetonte me nënën e tij prej 3 vitesh në Greqi pasi thuhet se ishte i divorcuar nga bashkëshortja, ndërkohë është dhe babai i dy fëmijëve. Ai përshkruhet si një person i dhunshëm me sjellje problematike, i cili nuk ka ngurruar të vërë në shënjestër nënën e tij.

Mediat greke shkruajnë se 45-vjeçari ishte i alkoolizuar dhe madje bërtiste e dhunonte dhe nënën e tij.

Të dielën e kaluar, 45-vjeçari përdhunoi nën kërcënimin e 34-vjeçaren dhe u zhduk, ngjarje që bëri shumë bujë në vendin fqinj, pasi ndodhi në vazhdën e shumë përdhunimeve të kryera këto kohë në Greqi. Ndaj 45-vjeçarit shqiptar tashmë në arrati, janë ngritur akuza për dhunim të kryer dhe tentativë, dhunë, kanosje me armë dhe rrëmbim.

45 vjeçari Greqi tatuazh
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026

Atentati ndaj Thimjo Rubatit në Sarandë, zbardhen detaje, një nga pistat lidhet me plagosjen e oficerit një ditë më parë

09:09 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.