Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Përditësimi i MSH-së/ Ulet numri ditor i rasteve të reja, katër viktima

16:17 / August 29, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rovena Daja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Katër pacientë kanë humbur jetën dhe 84 raste të reja janë shënuar në 24 oreët e fundit ndërkohë që janë bërë mbi 700 testime.

Sipas përditësimit të Ministrisë së Shëndetësisë, në spitalin infektiv dhe atë “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 175 pacientë prej të cilëve 17 në terapi intensive dhe 9 të intubuar.

Deklarata nga Dr. Rovena Daja, Instituti i Shëndetit Publik:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon mbi situatën epidemiologjike në vend.  Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 796 testime për vlerësimin e infektimit nga virusi SARS COV2, dhe 84 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 28 raste në Tiranë, nga 12 raste në Shkodër dhe Durrës, 7 raste në Kukës, 5 raste në Elbasan, 4 raste në Vlorë, nga 3 raste në Korçë, Mirditë, nga 2 raste në Berat, Kuçovë, nga 1 rast në Korçë, Kurbin, Kavajë, Kamëz, Divjakë, Malësi e Madhe.

97 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 5020, që nga fillimi i epidemisë. Për të tretën ditë rradhazi, numri i të shëruarve është më i lartë se i rasteve të reja të konfirmuara me COVID19.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 175 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 17 në terapi intensive nga të cilët vetëm 9 pacientë janë të intubuar. Ju informojmë se në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 43 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht, në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen një 69 vjeçar nga Shkodra, 71 vjeçar nga Durrësi, një 77 vjeçar dhe 79 vjeçar nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese, i shprehim ngushëllimet familjarëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel edhe një herë qytetarëve të respektojë në përditshmëri masat për frenimin e përhapjes së virusit:
Lani shpesh duart dhe mos e prekni fytyrën; Ruani distancën mbi 1.5 metër në ambientet publike; Vendosni detyrimisht maskën në çdo ambient të mbyllur dhe kudo ku nuk është e mundur mbajtja e distances. Shmangni grumbullimet, ceremonitë e çdo lloji, pasi janë burim i përhapjes së infeksionit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i rikujton gjithashtu bizneset se: Vendosja e maskës dhe barierrave mbrojtëse në shërbim në ambientet e mbyllura është e detyrueshme. Bizneset dhe institucionet publike duhet të zbatojnë me rigorozitet masat dhe protokollet e sigurisë për parandalimin e përhapjes së infeksionit.

Nese dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar, të kontaktoni menjëherë mjekun e familjes ose të telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127. Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion të qytetarëve linjën e gjelbër 0800 40 40 për të kontaktuar për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (29 Gusht 2020)
Testime totale 61214
Raste pozitive 9279
Raste të shëruara 5020
Raste Aktive 3984
Humbje jete 275 (Qarku Tiranë 130, Durrës 39, Shkodër 36, Elbasan 14, Fier 13, Korçë 12, Lezhë 10, Kukës 6, Vlorë 6, Dibër 4, Gjirokastër 3, Berat 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2065
Durrës 525
Shkodër 284
Fier 142
Lezhë 191
Korçë 175

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Charls” godet sonte Shqipërinë/ Stuhia po zhvendoset drejt Ballkanit, veriu më i rrezikuar

14:13 / November 12, 2026

Hita vizitë në Itali: Zgjerim i bashkëpunimit me Akademinë e Policisë për formimin e efektivëve shqiptarë

13:36 / November 12, 2026

Ligji i ri “Për strehimin social”, Ibrahimaj: Mbështetje për studentët dhe familjet e reja

13:15 / November 12, 2026

U dekretua sot në krye të SHISH, kush është drejtoresha e re që pason Vlora Hysenin, sfidat e saj në bashkëpunim me SPAK

13:09 / November 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.