Këngëtari i famshëm, R Kelly, i njohur për hitin e tij “I belive i can fly”, rrezikon të dënohet me 25 vite burgim për abuzim seksual ndaj grave dhe vajzave.
Prokurorët pretenduan se rrethimi i menaxherëve dhe ndihmësve që ndihmuan Kelly të takonte vajzat dhe t’i bindte ato, përbënte një sipërmarrje kriminale.
Kelly përdori “famën, paratë dhe popullaritetin” e tij për të “abuzuar në mënyrë sistematike me fëmijët dhe vajzat e reja për kënaqësinë e tij seksuale”, shkruan prokurorët në dosje.