Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Teknologji

Përdorimi i teknologjisë në Shqipëri, mbi mesataren e vendeve të Ballkanit

14:00 / August 20, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 4102
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kompanitë shqiptare renditen të parat në rajon dhe mbi mesastaren e Bashkimit Europian përsa i përket përdorimit të teknologjive të avancuara dhe inteligjencës artificiale në aktivitetin e tyre .Në një raport të fundit të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, rezulton se mbi 12% e kompanive shqiptare përdorin inteligjencën artificiale, nivel ky që rezulton sa dyfishi i mesatares rajonale që është 5% dhe mbi nivelin mesatar të Bashkimit Europian, që arrin në 7%.Por përtej kësaj bizneset shqiptare kanë vënë në përdorim edhe teknologji të tjera të avancuara dhe 23 % e kompanive raportuan se përdorin zgjidhje cloud, 33% përdorën analizat e të dhënave e cila qëndron mbi mesataren e rajonit .Në raport vlerësohet edhe niveli i e-faturimit i cili përdoret nga me 54% të bizneseve, krahasuar me 41% në rajon dhe 38% në BE.

Shqipëria ka në fokus zhvillimin e Inteligjencës Artificiale e cila është përcaktuar si një ndër prioritet e Shqipërisë për vitet që vijnë.Strategjia Kombëtare për periudhën 2025-2030 parashikon ngritjen e fabrikave të inteligjencës artificiale dhe përdorimin e teknologjisë në pothuajse të gjithë sektorët e ekonomisë dhe të shërbimeve.

Risi është edhe fakti se Shqipëria kryeson gjithashtu me përqindjen të lartë të kompanive që përdorin rrjetet sociale dhe mjete të tjera të komunikimit digjital në krahasim me vendet fqinje.

Por përtej bizneseve dhe qytetarët po përdorin gjithnjë e më shumë shërbimet online të shtetit, duke e renditur vendin mbi mesataren e BE-së dhe shumë më lart se Ballkani Perëndimor.

Sipas të dhënave 78.5% e përdoruesve të internetit në Shqipëri kanë përdorur e-qeverisjen, krahasuar me 43% të mesatares rajonale dhe 75% në Bashkimin Europian.

Portali e-Albania shërben si platforma qendrore për aksesin në shërbimet publike, duke funksionuar si një pikë e vetme kontakti për qytetarët dhe ndërmarrjet. Në mars 2025, portali ofronte 1,253 shërbime online dhe kishte rreth 3.21 milion përdorues.

BE mesatare perdorim Shqiperi teknologji
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ministrja Spiropali: Kuadri negociues me BE do të kërkojë ritëm edhe më të përshpejtuar

15:30 / December 2, 2025

Ndalohet në Bruksel përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini

13:32 / December 2, 2025

Erdogan: Anëtarësimi në BE është qëllimi ynë pavarësisht pengesave në Bruksel

22:45 / December 1, 2025

Zelensky tek Macron, pritet telefonatë me liderët e BE

14:31 / December 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.