Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Perez: UEFA është bërë monopol, PSG nuk është ftuar

10:23 / April 20, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
FB IMG 1618905360935
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Superligës Europiane, por njëkohësisht edhe i Real Madrid, Florentino Perez ka folur së fundmi për atë që ka trazuar ujërat në futboll. Presidenti hedh akuza mbi UEFA-n duke theksuar se ajo është kthyer në monopol, ndërsa shtoi se askush nuk e di rrogën e presidentit të UEFA-s. Sakaq, Perez zbuloi edhe se PSG nuk është ftuar në kompeticionin e ri, ndërsa tha edhe se me klubet gjermane nuk kanë folur fare.

“Futbolli po kalon një situatë të vështirë dhe Superliga do t’i shpëtojë klubet financiarisht. Kur nuk ka përfitime, mëmyra e vetme është të kemi më shumë ndeshje konkurruese përgjatë javës.

40% e të rinjve nuk janë të interesuar në futboll sepse ndeshjet janë me kualitet të ulët. Në duhet të përshtatemi dhe futbolli duhet të evolojë. Superliga nuk është një ligë e mbyllur, çdo vit pesë ekipe mund të hyjnë aty.

Lojtarët që do të luajnë në Superligë nuk do të hiqen nga kombëtaret. UEFA është një monopol dhe kjo duhet të mbarojë, futbolli është në përfundim. Duhet të veprojmë dhe duhet të veprojmë shpejt. UEFA ka zyrtarizuar një format të mirë të Champions League me 24 skuadra për në vitin 2024. Por, në vitin 2024 ne do të kishim vdekur si klube.

PSG nuk është ftuar dhe me klubet gjermane nuk kemi folur. Tani jemi 12 klube dhe duam të bëhemi 15. Superliga nuk do të anulohet.

15 klubet themeluese janë ato që kanë më shumë rëndësi në termat e argëtimit. Skuadra si Roma dhe Napoli do të kenë mundësi të bashkohen në një vit apo në një tjetër.

Champions League po humbet interesin. Superliga nuk do e humbasë interesin sepse do të ketë ndeshje mes klubeve më të mëdha. Kemi punuar për këtë projekt prej 20 vitesh dhe ja ku jemi. Ia detyrohemi tifozëve dhe do të përmirësojmë futbollin.

E zyrtarizuam tani sepse duam të fillojmë nga sezoni tjetër. Klubet e nënshkruan kontratën më 17 prill dhe nuk mund të largohen.

Ne e dimë sa fiton Lebron Xhejms, por nuk s dimë sa fiton presidenti i UEFA-s. Nuk ka transparencë.

Klubet e mëdha do të fitojnë shumë para, pastaj do t’ia shpërndajmë të gjithëve. Mund të ketë edhe një divizion të dytë të Superligës.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Meritonim fitoren, edhe pse me 10 lojtarë”/ Maran e ka me arbitrin pas humbjes: Na penalizuan disa vendime të pakuptimta

17:54 / October 3, 2026

Përfundon kontrata e Edi Martinit te Vllaznia, klubi shkodran e shkarkon nga detyra

20:39 / October 1, 2026

San Marino-Shqipëri, formacionet zyrtare/ Rikthehet Mitaj, Sina debuton me kuqezinjtë

20:25 / September 29, 2026

Sfida kundër San Marinos, Gjimshiti: Synojmë vendin e parë

20:03 / September 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.