I njohur me emrin e artit Gjon’s Tears, këngëtari shqiptar Gjon. Ai ka arritur të ishte i pari sipas votimit të jurisë dhe në vend të tretë sipas votimit të përgjithshëm, përfshirë edhe publikun.
Ndonëse fitoi çmimin e madh Gjoni e ka cilësuar eksperiencën në finalen e Eurovision si një mbrëmje të mrekullueshme.
Këngëtari ka postuar në Instagram disa momente ka rrugëtimi i paharrueshëm i këtij kompeticioni, që nga udhëtimi nga Zvicra në Holandë dhe deri te performanca e natës finale.
“O ZOT I MADH! Çfarë aventure! Ndodhi! I lumtur që e përjetova dhe aq i trishtuar që tashmë mbaroi! Gjithsesi, unë jam plot me intervistë tani prandaj shihemi së shpejti në Instagram! Shumë dashuri dhe faleminderit që jeni mahnitës dhe të bukur me mesazhet tuaja!Kujdesu!” ka shkruar Gjoni në postim.