Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Përfaqësuesi i Holandës përjashtohet nga gara e Eurovision, sipas policisë suedeze Joost Klein ka…

15:30 / May 11, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
785 0 663f5f4b3bc77
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Artisti holandez Joost Klein është përjashtuar nga gara e Eurovision 2024. Sipas policisë suedeze, ai ka intimiduar një anëtare të produksionit. Ai është dërguar në shtëpi dhe më pas, është bërë edhe një reagim që ka sqaruar përjashtimin e Joost Klein. “Nuk do të ishte e përshtatshme për të që të vazhdonte garën”, thonë organizuesit e Eurovision, duke e quajtur sjelljen e tij “të papërshtatshme”.

Klein ishte një ndër artistët e preferuar dhe emrat më të lakuar në këtë garë. Ai konkurronte me këngën “Europapa”, e zhanerit tekno. Kënga i ishte kushtuar babait të tij të ndjerë, i cili ka humbur jetën kur artisti ishte 12 vjeç.

Radha e tij në finale u zëvendësua nga performanca e Eden Golan, përfaqësuese e Izraelit, ndërsa Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU), i cili organizon eventin, u shpreh se ka zero tolerancë për të tilla ngjarje dhe se policia hetoi se çfarë ndodhi, duke marrë në pyetje të dyshuarin, palën paditëse dhe dëshmitarët.

“Ne ruajmë një politikë zero tolerancë ndaj sjelljes së papërshtatshme në eventin tonë dhe jemi të përkushtuar të ofrojmë një mjedis të sigurt dhe të sigurt pune për të gjithë personelin në konkurs. Sjellja e Joost Klein ndaj një anëtari të ekipit konsiderohet si shkelje e rregullave të konkursit. Finalja e madhe e edicionit të 68-të të Eurovision Song Contest do të vazhdojë tani me 25 këngë pjesëmarrëse”, theksohet në deklaratë.

joost klein
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

SHBA-ja vijon sulmet, godet Iranin për natën e nëntë radhazi për të “nderuar” amerikanët e rënë

08:19 / July 20, 2026

Spanja, kampione e Botës! Argjentina zbret nga froni

08:00 / July 20, 2026

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.