Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Përfitime të shumta shëndetësore, nëse e konsumoni çdo ditë këtë frut

13:43 / May 31, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shalqiniiii
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shalqini është njohur prej kohësh si burim i shumë ushqyesve të rëndësishëm. Ushqyes si likopeni, vitamina A, citrulina dhe vitamina C janë të gjithë të pranishëm në këtë frut të shijshëm dhe kanë efekt pozitiv mbi trup.

Përmirëson lëkurën
Nëse jeni në betejë të vazhdueshme për lëkurë më të shëndetshme dhe të bukur, ose thjesht kërkoni pak më tepër shkëlqim, përpiquni të shtoni më shumë shalqin në ditën tuaj.

Sipas ekspertëve në Curejoy.com, vitamina A në shalqin ndihmon rritjen e indeve të trupit, duke bërë të kemi një pamje më të freskët dhe më të hidratuar.

Bën mirë për shëndetin e zemrës
Çdokush që ka shqetësime të zemrës apo përjeton dhimbje kraharori duhet të kërkojë ndihmën mjekësore. Por, sipas Organic Facts, likopeni në shalqin përmirëson funksionet kardiake. Edhe vitamina C, karotenoidet dhe kaliumi ndihmojnë për të pakësuar kolesterolin dhe për ta mbajtur zemrën të shëndetshme.

Ndihmon në shëndetin e veshkave
Të keni gurë në veshka mund të jetë një përvojë shumë e dhimbshme, kështu që është mirë që veshkat t’i mbajmë të pastra dhe të shëndetshme.

Livelovefruit.com shkruan se shalqini rrit rrjedhjen e urinës pa ushtruar presion shtesë në veshka. Në këtë mënyrë, shalqini ndihmon në pastrimin e gurëve nga veshkat.

Përmirëson shikimin
Të shtoni më shumë shalqin në dietë mund të ndihmojë për një shikim më të mirë dhe në shëndetin e përgjithshëm të syve.

Vitamina A që gjendet në shalqin mund të ndihmojë për t’iu mbrojtur kundër degjenerimit makular që lidhet me moshën, si dhe parandalon verbërinë, sipas Livelovefruit.com.

Mbështet shëndetin e kockave
Shëndeti i kockave tona është jashtë mase i rëndësishëm, veçanërisht me kalimin e moshës. Për fat të mirë, shalqini përmban likopen dhe kalium, që mund t’i bëjnë kockat dhe gjymtyrët më të fortë, duke ndihmuar në pakësimin e rrezikut për dëmtim apo për shkatërrim të kockave.

Ul presionin e gjakut
Shumë njerëz përpiqen të ulin presionin e tyre të gjakut përmes dietës dhe ushtrimeve, por shalqini është një ushqim që ndikon drejtpërdrejt në këtë drejtim.

Sipas Organic Facts, sasia e mirë e kaliumit dhe magnezit që gjendet te shalqini është shumë fitimprurëse për të ulur presionin e gjakut.

Qetëson dhimbjet e muskujve
Shalqini është shumë i mirë edhe për të luftuar inflamacionin dhe për të pakësuar dhimbjet e muskujve.

Dr. Joseph Mercola përmend një studim ku subjektet që pinin lëng shalqini para se të shkonin për në punë kishin reduktim të dhimbjeve të muskujve 24 orë më vonë, në krahasim me ata që pinin hapje qetësuese për këtë gjë.

Por, për shkak të fruktozës së lartë në lëngun e shalqinit, Dr. Mercola gjithashtu shkruan se mund të jetë më mirë të hahet i gjithë fruti, në vend që të pihet lëngu i tij.

Lufton astmën
Shalqini mund të jetë ndihmë për ata që vuajnë nga astma. Specialistë në Medical Neës Today shkruajnë se konsumimi i sasisë së lartë të vitaminës C në shalqi mund të ndihmojë për të ulur rrezikun e zhvillimit të astmës. Ndërsa për ata që tashmë vuajnë nga astma, ushqyesit që përmban shalqini përmirësojnë shëndetin e përgjithshëm të mushkërive.

Lufton kancerin e prostatës
Shalqini nuk duhet përdorur si ilaç kundër kancerit, por e vërteta është se përmban ushqyes të veçantë që e luftojnë kancerin. Sipas një postimi në Live Science: Shalqini mund të ndihmojë së tepërmi në reduktimin e rrezikut të kancerit për shkak të vetive të tij antioksidante. Likopeni në veçanti lidhet me reduktimin e kancerit të prostatës, sipas National Cancer Institute.

dite konsumoni perfitime
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

OBSH: Rreziku nga Ebola në Kongo rritet në nivelin më të lartë

12:02 / May 23, 2026

Gonorrea dhe sifilizi “dalin jashtë kontrollit” në Europë

09:24 / May 23, 2026

10 mijë hapa në ditë, ideale për një formë të mirë fizike? Studimi i ri tregon të kundërtën

11:03 / May 18, 2026

Shpresa për trupin pas alkoolit/ Studimet tregojnë se një pjesë e dëmtimeve mund të rikuperohen

16:00 / May 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.