Një ndërtesë dykatëshe në lagjen Liria të Shkodrës është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të shtune.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe policia. Raportohet vetëm për dëme materiale.
Policia dhe grupi hetimor po vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të rënies së zjarrit.
