Një makinë e djegur është gjetur ditën e sotme në baypasin e Lushnjës. Mësohet se automjeti tip Benz Mercedes me targa AA 802 AA, ka marrë flakë.

Ndërkohë që në makinë, ndodhej drejtuesi i mjetit, i cili ka mundur të dalë pa lëndime. Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikësit, të cilët kanë mundur të bëjnë fikjen e zjarrit.

Ndërsa nuk dihet shkaku i zjarrit, në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor për të gjetur shkakun e rënies së zjarrit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here