Një automjet është përfshirë nga flakët pak minuta më parë në “Rrugën e Arbrit”.
Në lëvizje e sipër është djegur plotësisht mjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin G. M., dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
