Një shtëpi është përfshirë nga flakët këtë të mërkurë, teksa mësohet se nuk ka lëndime në njerëz.
Informacioni paraprak i policisë bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në zonën e Liqenit të Thatë në një shtëpi të marrë me qira nga një vajzë.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 21.10.2020, rreth orës 14:45, tek Liqeni i Thatë, ka rënë zjarr në banesën e marrë me qera nga shtetasja M.Xh, ku ka vetëm dëme materiale, nuk ka rrezikshmëri për banorët.
Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.