Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Tiranë. Policia njofton se zjarri ka rënë në katin e dytë të një pallati në rrugën “Lord Bajron”.
Sipas bluve, banesa është në pronësi të shtetasit me iniciale I.K, 66 vjeç. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.
Njoftimi i policisë:
Më datë 30.09.2022, në rrugën “Lord Bajron”, ka rënë zjarr në katin e dytë të një pallati, në banesën në pronësi të shtetasit I. K., 66 vjeç.
Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.