Juristi Jordan Daci, i ftuar këtë të enjte në “Open”, analizoi disa nga arsyet se përse efektivët e policisë bien ‘pre’ e grupeve kriminale dhe bashkëpunojnë me ta.
Ai tha se pagat e ulëta dhe kushtet e vështira të punës, ndikojnë, ndërsa shtoi se policia ka shumë ngarkesë. Ai tha se do ishte mirë që të inkorporohej modeli i xhandarmërisë, siç funksion në Turqi apo shtete të tjera.
“Është shumë vështirë të jesh polic në Shqipëri. Policia është në ballë të çdo gjëje, ka zëvendësuar institucionet që do duhej të ekzistonte. Ngarkesa që kanë e bën të pamundur të rrisin performancën. Duhet të merret modeli francez, turk… të merret modeli xhandarmërisë. Pagat e ulëta, kushtet e vështira, aktiviteti i zgjeruar i krimit, mënyra e funksionimit të grupeve tona kriminale, mënyra si perceptohet përgjegjësia ndaj shtetit dhe mundësia e zbulimit… këto janë disa nga arsye”, tha ai.