Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli nuk është paraqitur ditën e sotme në ambientet e SPAK në Tiranë siç është raportuar në disa media. Ai ndodhet në një vizitë zyrtare në Greqi e cila ishte e planifikuar më parë.
Është vetë kryebashkiaku Leli që ka postuar dhe disa foto nga vizita e tij në shtetin fqinj.
Për herë të parë kryebashkiaku i Vlorës është marrë në pyetje nga SPAK për rreth një orë më 22 korrik 2022.
Atëherë pas daljes nga prokuroria e Posaçme Leli nuk dha detaje se për çfarë u pyet në SPAK duke u përgjigjur: “Pyesni SPAK për më shumë informacione”. Leli po merret në pyetje në lidhje me një hetim, për të cilin edhe Prokuroria po tregohet e rezervuar për informacione.
