Projektet e nisura nga ish kryebashkiaku Agron Malaj po finalizohen nga kryetari i bashkisë Mat, Altin Bojni.
Segmenti i fundit, Bruç-Urakë, përfundoi këto ditë duke gëzuar banorët e Njësisë Administrative Rukaj.
Në postimin e tij kryetari i bashkisë Mat Altin Bojni shprehet se kjo njësi vendore është e vendosur të punojë për përmirësimin e infrastrukturës.
Postimi:
Rruga Bruç–Urakë tashmë e asfaltuar
Një tjetër ndërhyrje e rëndësishme në infrastrukturë është finalizuar pjesë e projektit për asfaltimin e rrugëve rurale, duke përmirësuar ndjeshëm qarkullimin dhe aksesin për banorët e zonës.
Angazhimi për përmirësimin e infrastrukturës vijon çdo ditë në Mat.

