Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Përfundojnë 86% e punimeve për zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës

14:15 / January 17, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 6577
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës me nga dy korsi në secilën anë, ku njëra do të shërbejë për emergjencat, ka arritur në masën 86%, njoftoi sot drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar Ami Kozeli i cili ishte për inspektim në kantier.

Sipas tij, kanë përfunduar punimet për shtresën e binderit pothuajse në të gjithë gjatësinë e projektit.

Në nyjen e Laknasit janë kryer punimet e pilotimit, në nyjen e Kasharit janë kryer punimet për realizimin e pilotave.

Ndërkaq, po vijojnë punimet për përfundimin e ndërhyrjeve tek Ura mbi Lanë, për ndërtimin e segmentit nga mbikalimi i Kasharit deri tek Ura e Limuthit, ku kanë nisur edhe punimet për zgjerimin e trupit të rrugës.

Punimet po vijojnë sipas grafikut të punimeve, me fokus përmirësimin e infrastrukturës dhe rritjen e sigurisë rrugore.

Puna për zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës kanë nisur në muajin shtator 2024 dhe do ta kthejë atë nga autostradë e kategorisë “B”, në autostradë të kategorisë “A”.

Shtimi me 4 korsi jep mundësinë për shpejtësi deri në 130 km dhe e sjell në parametrat e të gjitha autostradave të reja që po ndërtohen.

Përveç zgjerimit me dy korsi, i gjithë trupi i rrugës do të ribëhet me shtresa rrugore dhe asfaltike, për shkak se tashmë kjo rrugë ka mbaruar ciklin e jetës. Rehabilitimi dhe zgjerimi i të gjithë rrugës kushton 250 milionë euro.

Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës pritet të lehtësojë ndjeshëm qarkullim e automjeteve mes kryeqytetit dhe qytetit bregdetar, veçanërisht gjatë sezonit veror.

autostradës Durrës punimet Tiranë zgjerimin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.