Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Përfundojnë dy shkolla të reja në Burrel, Manastirliu takim me mësuesit: Program kombëtar trajnimi për 4 mijë mësues të shkencave, gjuhës dhe teknologjisë

10:56 / January 13, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
32248462 53c3 4358 a4f5 68daff271e1b
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Burrel, datë 13 janar- Ministrja e Arsimit dhe Sportit takoi mësuesit e shkollës 9-vjeçare “Mustafa Gjestila” dhe gjimnazit “Pjetër Budi” të Bashkisë Mat, ku MAS ka investuar në rindërtimin dhe rehabilitimin e plotë të tyre.
Qëllimi kryesor i takimit me mësuesit, i zhvilluar në kuadër të turit ‘Flasim për arsimin’, ishte përforcimi i përgjegjësisë dhe aftësive profesionale të mësuesve, duke përmirësuar cilësinë e arsimit në këtë bashki.
Duke theksuar rëndësinë e trajnimit dhe rivlerësimit të aftësive pedagogjike të tyre në rrugën e reformimit të arsimit shqiptar, Ministrja Manastirliu u ndal në rëndësinë e angazhimit të tyre në Programin Kombëtar të Zhvillimit Profesional të mësuesve.
“Programi që lançojmë në këtë muaj që ka të bëjë me zhvillimin profesional të mësuesve dhe trajnimin e mësuesve të shkencave, matematikës, gjuhës, të teknologjisë dhe informacionit do të jetë një program i cili do të përfshijë rreth 4000 mësues. Unë jam e bindur se, përtej faktit që ju trajnoheni dhe keni një program trajnimi vjetor ka nevojë që me metodat e reja të mësimdhënies të njiheni më shpesh që kurrikulat ekzistuese mbi bazë kompetencash të jetë e orientuar me metodat e reja të mësimdhënies”, tha Manastirliu, duke shtuar se Ministria e Arsimit dhe Sporteve është angazhuar t’i mbështesë ata jo vetëm me trajnime por dhe me rritjen historike të pagës që do të bëhet këtë vit.
Mësuesit vlerësuan takimin dhe investimet që janë bërë në shkollat e Matit dhe ngritën si shqetësim unifikimin e teksteve shkollore.
Ministria e Arsimit ka nisur punën dhe është në proces pune për modernizimin e kurrikulës, për të cilat, Manastirliu tha se është ngritur tashmë edhe grupi i punës pranë MAS.

Agron Malaj ogerta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.