Ditën e sotme luhej supersfida e kampionatit anglez, ajo mes Manchester City dhe Manchester United. Një përballje “gjigandësh”, mes dy skuadrave rivale të përbetuara dhe ndër ekipet më prestigjioze të futbollit botëror.
Takimi u mbyll me shifrat 4-1 në favor të “qytetarëve” të cilët dominuan edhe këtë herë në derbin kundër United. Pjesa e parë u mbyll me rezutatin 2-1 në favor të City-t, ndërsa pjesën e dytë skuadra e Guardiola-s do të shënonte edhe dy herë të tjera për të kurorëzuar përfundimisht një fitore të pastër që e çon edhe më pranë titullit kampion në Premier League.
MANÇESTER SITI-MANÇESTER JUNAJTID 4-1
Golat: 5′, 28′ De Bryjn, 68′, 90’+3′ Mahrez/ 22′ Sanço
Goli i katërt u anulua fillimisht për pozicion jashtë loje, por më pas u konfirmua nga sistemi VAR.
