Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Përfundon mbledhja e Këshillit Politik/ Damian Gjiknuri: Uroj që PD të mos hedhë në erë Reformën Zgjedhore

21:55 / May 30, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Damnian Gjiknuri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përfaqësuesi i PS në Reformën Zgjedhore Damian Gjiknuri në një deklaratë për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik deklaroi se askush nuk ka mbushur kutitë e votimit me vota, ndërsa shtoi se disa kushte të opozitës së bashkuar po shqyrtohen.

“Sot trajtuam disa cështje të tjera. Diskutuam për sistemin danez. U ra dakord që cështja e sistemit të trajtohet në fazën e dytë të Reformës Zgjedhore. Të gjitha palët duhet të shprehen për sistemin që duan. Për identifikimin elektronik të zgjedhësve dhe të numërimit elektronik, por përtej dëshirës, ne i jemi drejtuar ODIHR, që na thanë se jo më shumë se ne 10 përqind  te vendit duhet shtrirë teknologjia. Ne jemi dakord edhe për më shumë se 10 përqind. Po themi jemi dakord me 100 përqind. Hajde t’i drejtohemi ODIHR. Nëse na kthen përgjigje e heq dorë nga raporti i parë atëherë okej. Por nëse dështon sistemi me teknologji, vjen ODIHR e na thotë dështuan zgjedhjet e nuk kemi cfarë të themi. Nuk vihet këtu me dëshira. Kush ka mbushur kutitë? Ne jemi për transparencë totale, jemi edhe për kamerat në qendra të votimit. Kemi pranuar disa kërkesa të PD, kemi pranuar depolitizim të administratës. Aperaturat nuk janë thjesht celularë, janë më të komplikuara”, tha Gjiknuri.

Damian Gjiknuri theksoi se uron që PD të mos gjejë sebepe për të hedhur në erë Reformën Zgjedhore.

“PS e ka vullnetin. Unë shpresoj që PD të mos ketë sebepe për të hedhur në erë këtë reformë. Nuk duhet që të mbahemi peng, se ne dalim para shqiptarëve. Ne e kemi thënë se teknologjinë mund ta shtrijmë hap pas hapi, sepse kështu e do realiteti e mos flasim me dëshira. Edhe ODIHR kështu thotë teknologjia duhet shtrirë me faza. Ne kemi thënë se madje kush kapet me shkelje në krim zgjedhor nuk punon dot më në shtet. Cfarë është kjo logjikë që kamera aty dhe vidheshkan zgjedhjet. Nëse palët vijnë me këmbë në tokë për kërkesa të bëshme, cdo gjë është gati. Nuk mund të hidhet ODIHR në kosh”, u shpreh Gjiknuri.

I pyetur për dosjet e Dibrës, Gjiknuri vlerësoi se me ta po merret Prokuroria e nuk flet dot përpara se të flasë organi i akuzës.

“Ata dosje janë në Prokurori, t’i hetojë Prokuroria. Opozita ka thënë se do i cojë në SPAK. Nuk dua që të flas për gjëra që janë në dorë të organit të akuzës”, përmbylli Gjiknuri.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Protesta ishte një dhuratë”, Rama flet pas takimit me ministrat: Ja çfarë u diskutua në Pogradec

19:20 / August 24, 2026

Mbyllet pas 9 orësh, mbledhja e qeverisë në Pogradec

18:46 / August 24, 2026

“Pasqyrë Albania” – Si do funksionojë platforma e re, e njoftuar nga Edi Rama?

17:39 / August 24, 2026

Silvio Gonzato mbyll misionin dhe falenderon shqiptarët për mikpritjen: Besoj në të ardhmen evropiane të Shqipërisë

17:18 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.