Autoritetet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vënë nën akuzë një ish-ambasador në Bolivi për spiunazh në favor të Kubës për më shumë se 40 vjet, në një incident që Departamenti i Drejtësisë e cilësoi si një nga infiltrimet më të gjata dhe më jetëgjata të qeverisë amerikane nga një agjent i huaj.
Victor Manuel Rocha, i cili shërbeu si ambasador i SHBA në Bolivi nga viti 2000 deri në vitin 2002, u akuzua për kryerjen e krimeve të shumta federale, duke përfshirë veprimin si agjent i huaj i paligjshëm dhe përdorimin e një pasaporte të marrë me mashtrim.
Prokurori i Përgjithshëm i SHBA, Merrick u tha gazetarëve se Rocha bëri deklarata inkriminuese ndaj një agjenti të fshehtë dhe se ai iu referua Shteteve të Bashkuara si “armik”.
73 vjeçari tashmë ndodhet pas hekurave dhe pritet të dalë para një gjykatësi federal në Miami të hënën.